Cila është origjina e fjalës “drakonian” (mizor, i ashpër, i pamëshirshëm)

DITA Online

 

“Drakonian” do të thotë mizor, i ashpër, i pamëshirshëm.

Përdoret shpesh për të definuar një regjim, një ligj ose një mendim.

Kjo fjalë është përdorur shpesh në shtypin e shkruar për t’iu referuar politikave të qeverisë, dhe përdoret gjerësisht në letërsi.

Drakoniani ka jetuar në shekullin e 7-të para Krishtit, ishte një ligjvënës në Greqinë e Lashtë.

Konsiderohet si legjislatori i parë që hoqi sistemin e “ligjit gojor”, duke e zëvendësuar atë me një kod të shkruar, ku krimet e një personi do të gjykoheshin në gjykatë.

Për të siguruar se të gjithë ishte në dijeni të këtij ligji, ky kod ishte shkruar në tabela druri në gjithë vendin.

Kjo hodhi bazat për sistemin e ligjit të përdorur gjerësisht sot.

Personat e atëhershëm që kryenin krime të vogla dënoheshin me dënim jete, kurse sot vihen gjoba të ndryshme.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • Drakonian eshte mbiemer qe rrjedh nga emri i ligjvenesit te Greqise se lashte, i cili quhej Drako (Draco) dhe jo Drakonian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *