Xhaçka në Dajç: Situata drejt përmirësimit, penalitete për bashkitë që nuk marrin masa

DITA Online

 

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe zv.kryeministrja Senida Mesi kanë qenë ditën e sotme në Dajç e Belaj të Shkodrës, aty ku prej javësh situata është e përkeqësuar nga përmbytjet.

Ministrja tha se situata është drejt përmirësimit dhe niveli i ujit ka rënë me 20 cm krahasuar me ditën e shtunë.

Ajo ka kërkuar vlerësim të menjëhershëm të të gjitha dëmeve të shkaktuar nga përmbytjet.

“Fokusi i ditës, ndihma për çdo banor në vështirësi. Zgjidhja afatgjatë për situatën do të përcaktojë edhe penalitete për bashkitë që nuk marrin masa parandaluese për situata të tilla”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Xhaçka i kërkoi administratorit të Dajçit që të bëhen të gjithë bashkë dhe të mos përsëriten më situata të tilla.

Ndërsa zv.kryeministrja, Mesi tha se Qeveria qendrore, vazhdon gatishmërinë maksimale për t’u ardhur në ndihme banoreve të prekur.

“Fatmirësisht, është rritur sensibilizimi edhe nga komuniteti i biznesit dhe shoqatave. Nuk duhet të limitohemi vetëm me menaxhimin e situatave të rënduara. Zgjidhje afatgjate pas kalimit të situatës”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ministria e Mbrojtjes informon se deri tani janë angazhuar 148 forca, 27 mjete, 6 motobarka  dhe 2 pompa thithëse dhe po veprojnë në Obot, Livadë, Dajç, Velipojë, Belaj, Trush, Bushat.

Janë transportuar 87 banorë, janë shpërndarë 1500 kg ushqime, 31500 litra ujë i pijshëm, 400 kg koncentrat, vazhdon largimi i ujit nga banesat dhe objektet e rëndësishme me pompa thithëse.

Vazhdon koordinimi me pushtetin vendor për transportim ushqimesh ujë dhe koncentrat në zonat e përmbytura.

a.s/dita

Share This Article
3 Comments
  • Bravo ushtrise. Kuptohet ato nuk jane private, por pjese e strukturave te emergjencave civile.
    Qeveria ka bere mire qe strukturat e emergjencave civile i kaloi nga Ministria e Brendeshme , tek Ministria e Mbrojtjes.
    Urojme qe situata te normalizohet sa me shpejt.
    Vleresimi i demeve duhet bere patjeter e sa me shpejt.
    Populli i Shkodres eshte i mrekullueshem

  • Ndihma nga Ushtria po ,
    ne cdo rast per popullin ,
    por edhe theksuar e ber te qarte te gjitheve
    edhe atyre dembekave te stambollit ,
    se edhe ata duhet te ndihen pergjegjes e bashkpunojne ,
    edhe duke i penalizuar te papergjegjeshmit
    duke i treguar sekush eshte Shteti ktu .

  • Po c’bravo ore se nuk shpallen as gjendjen e jashtezakonshme vetem per arsye politike. Turp e turp i madh thuaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *