Një nga tregimet më të bukura dhe të qëndrueshme të dashurisë platonike në botën e modës. Sikurse përshkruhet historia, në 1953 teksa filmohej Sabrina, Audrey Hepburn vizitoi një studio në Paris për të diskutuar mundësinë e dizanjimit të veshjeve për filmin në fjalë. Givenchy, natyrisht, ishte duke pritur ( vajzën më të famshme të asaj kohe) Katharine Hepburn.
Në vend të saj mbërriti Audrey, e cila sipas kujtimeve të tij ishte “kjo vajzë shumë elegante, me sy shumë të bukur, flokë të shkurtër, vetulla të trasha, e veshur me pantallona ngjitur pas trupit, me këpucë balerine si dhe me një bluze të vogël. Në kokën e saj gjendej një kapelë “gondolierësh” e ndërtuar prej kashte dhe me një shirit të kuq përreth saj.” Ai e refuzoi ftesën për të dizanjuar për të, duke i thënë: “ Jo, zonjushë, unë nuk mund t’ju vesh ju!”
Hepburn, megjithatë, nuk u përpoq por vendosi ta ftojë Givenchin për darkë. Në fund të asaj nate që përkon në vitin 1953, thuhet se stilisti kishte rënë nën magjinë e saj, ose, siç tha ai: “ me bukurinë e saj, personalitetin dhe ndershmërinë e shpirtit.”
Dhe kështu filloi një miqësi,e cila zgjati derisa Hepburn vdiq në vitin 1993. “Ajo më ndoqi mua nga pas, sa me fat kam qenë që e kam pranuar ftesën e saj”, është shprehur Givenchy. E njohur për hijeshinë e saj të pakohë, mendja krijuese pas disa yjeve më të njohura britanike, do të ishte tanimë stilisti i saj personal. Hepburn do të ishte muza e Givenchit dhe mikja e tij për 40 vite. Ajo e ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e saj përkundrejt tij në shumë fjali si të tipit: “Vetëm me rrobat e tij unë mund të jem vetvetja!” Afër fundit të jetës së saj, ajo i dhuroi stilistit francez një pallto me ngjyrë blu të zbehtë duke i thënë: “Kur të jesh i mërzitur, vish këtë sepse do të të japë kurajo!” Duke u përpjekur të përballojë emocionet që i shkakton përmendja e emrit të saj edhe pas 20 vitesh, ai do thoshte: “ Kam qarë në xhaketën që ajo më kishte dhënë, nga Gjeneva në Paris.”
Kështu përfundoi edhe historia solide e dashurisë miqësore midis mjeshtrit të elegancës dhe ikonës kinematografike.
Givenchy do të shprehej më vonë për Hepburn: “Ajo ishte një magjistricë, frymëzuese e dashurisë dhe bukurisë, dhe magjitë kurrë nuk zhduken plotësisht.”

s.a/dita

Histori impresionuese ,
qe kann len gjurme ne Historine e muza-s se Modes.
Eshte nji Bote tjeter ,ku njeriu ka nji shpirt te lire ,
eshte e hapur ,guxon te duaj ose jo ,
pra shoqeri te hapura qe dijn te jene te kutpushem ,
ne ate qe i bashkon ,e kuptojne se cfar Duan e dhurojne pse jo edhe nji Xhekete si nji art Talismani
te Dashurise .
Ne s’kishim fatin pran ,ne kte jete ,t’na dhurohej nji Xhakete qe ngjyroste endrat e Muzes PURTROPPO !!!
“Baby,
geh nicht weg von meiner Traum ,
du war’s immer die Frau meiner Träume
ich liebe Dich
und wenn es Gott will ,werde ich Dich zeigen ,
das alles ist wahr ,
ich liebe dich noch wie in die ersten Tag ,
und egal was passiert werde dich immer lieben ,
immer und ewig ” – ishte letra qe nji nder te dashurit
e Artistes i shkruante asaj ,
ne nji Moment shperthimi ,largimi te saj . 😉