Llalla mund të arrestohet? (mbi një lajm ku citohen burime diplomatike)

Nela

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla mund të arrestohet.

Lajmi nuk është zyrtar por qarkullon tashmë në rrethe të ngushta që po monitorojnë nga afër processin e Vettingut dhe ndikimet e tij në sistemin e drejtësisë.

Ndoshta jo rastësisht është një media gjermane që thekson rastin Llalla në një analizë botuar sot mbi procesin e Vettingut në Shqipëri.

Seksioni shqip i Deutsche Welles shkruan se ish-kryeprokurori mund të jetë “peshku i madh i parë i kapur”.

“Burime diplomatike në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë process thanë për DW se rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm është vetëm fillimi i kapjes së “peshqve të mëdhenj” që do të ndiqet se shpejti edhe nga raste të tjera” – shkruan DW dhe shton: “Hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është një sinjal se për kulturën e pandëshkueshmërisë, të betonizuar në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash, po fillon procesi i ҫmontimit”.

Departamenti Amerikan i Shtetit muajin e kaluar mori vendimin që  ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni”.

Burime jozyrtare thonë se atij i është refuzuar kohët e fundit edhe një kërkesë e lidhur me kohëqëndrimin në Gjermani, kërkesë e cila nuk u trajtua sipas pritshmërive të tij, nga Ambasada Gjermane në Tiranë – shkruan Dita.

Gjermania është vendi ku z.Llalla udhëton shpesh për shkak të qëndrimit të familjes së tij aty.

Prokuroria ka hapur ҫështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha për ish- Prokurorin e Përgjithshëm.

Flitet për shit-blerje tokash, ullishtesh, në sipërfaqje të mëdha dhe pasurish të paluajtshme që ish-Prokurori i Përgjithshëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësimi i tyre, i shiste 20-30 herë më shtrenjtë. Përfliten gjithashtu transaksione financiare me persona me precedentë penalë të lidhur me krime të rënda.

Adriatik Llalla erdhi në krye të Prokurorisë në vitin 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5 vjeҫar, më 3 dhjetor 2017.

n.s. / dita

Share This Article
25 Comments
  • Llalla qe kulloste lopet salih berrishes & metes ne oborrin e Prokurorise
    duhet ti sekuestrohen gjithcka ,sepse Brenda
    pasurise tij ,
    kann me dal Prona te salih berishes & Ilir metes !

    ARRESTONI BANDEN ME TE RREZIKESHME QE
    KA MARR PENG SHQIPERINE

    E KAPOBANDAT E TYRE

    salih rrahman berishen & ilyr mahmut meta

    • Bastardi Llalla i sherbeu me shume Edvin Karagjozit, e mbylli gojen per 5 e kusur vjet kur Edi Rama kanabizoi gjithe Shqypnine dhe Lazarati i Saliut filloi te dukej ne syte e Botes si nje “Palo gje” ne krahasim me Habilajt dhe Balilajt e Edvinit qe i mbronte Saje Qorri me gjithe policet e tij dhe kur doli nje Komisar i ndershem, Dritan Zagani qe tregoi te VERTETEN, Mafia enveriste me pushtet e masakroi me gjithe familje dhe Adriatik Llalla i mbajti ison Edvinit dhe Saje Qorrit te tij si Ministri me mafioz qe ka njohur historia e Botes.

      HE SI THUA KE KA MBROJTUR ME SHUME BASTARDI ADRIATIK LLALLA?

      • O qirio ” intelektual” behu pak me objektiv ne gjykimin dhe dhenien e mendimit.Ku mendia jote dhe ku realiteti .Llalla eshte pjelle e Sales per ti sherbyer atij,pse e ngateron me Ramen.Ky fshatar gramshiot i duhej sales POR ai ishte edhe i mencur per ta shrytezuar pozicionin e tij si prokuror i pergjitheshem ne interes te tij.

        • O efendiko sopiqoti,

          PO EDI RAMA KAQ BUDALLA ISHTE?

          Qe ta linte Llallen e mencur per te shfrytezuar pozicionin e tij si Prokuror i Pergjithshem ne interes te tij per 5 e kusur vjet ne pushtetin e Rilindjes Enveriste dhe te mbyllte syte si qorr per kanabizimin total te Vatanit nga Habilajt dhe Balilajt e Edvinit dhe Sajme Qorrit dhe kur “bananet” e kokaines kishin filluar te mbinin ne Xibrake dhe Maminas si caracat tek lagja e gabeleve.

          HE PRA KUSH ESHTE ME OBJEKTIV NE GJYKIMET KETU?

      • Ngadal ngadal njiher ,
        se ktu nuk lejohet , me i kalu vijat e kuqe ,
        si i kalonte Djalli pri vicidoli !
        Stop !!!
        Nqs ne i nderuar intelektual (si ti edhe e quan veten )
        do vazhdojme ti shikojme zhvillimet politike ne Shqiperi ,
        jashte Realitetit , ateher , nuk do arrijme ne asnji zgjidhje , ate qe duam te gjithe per vendin tone ,
        por do bejme thjeshte zhurme ,kot !
        Ne , te gjithe dijme mire se;
        Lazarati ,ishte nji Bastion militantesh se Bordellos Pd.
        dhe se kryetari fist te shpelles ,kishte pjesen e vet ,
        ne prodhimin e kanabisit ne Lazarate ,prandaj dhe
        nuk ndihej kurr mbi ate .
        Nderkohe qe ne Shqiperi , populli ,i detyruar per mbijetese , imponuar nga politikat e satrapit Shpellar ,
        i cili i bente te gjitha ,vriste shqiptare, vidhte buxhetet e shtetit , tokat e shqiptareve , tregeti droge & armesh me aleatet por vetem te bente ate per te cilen
        ishte me pushtet Jo ,duke cuar Shqiperine ne mjerim ,
        i imponoj pra ,shqiptareve duke i lene papune e te ardhme ,cdo rruge mbijetese dhe pa ardhuir Ramiu ,
        ne pushtet ,
        Shqiperia lulezonte ne jeshillek !
        Qeverria Rama ,e luftoj ,
        me kos ne dore me kapterrat e koperativave ,
        dite e nate , fusha e male , deri sa
        vet Ministri Tahiri ra deshmor i kanabisit ,
        sepse kishte prishur nji Parcele qe salihu ,
        e kishte mbjelle extra per Lu-ne .
        Llalla pastaj ishte nji bajge ne forme topi ,
        qe e pruri nga stalla satrapi salih dhe meta ,
        per me i mbajt ere bajges ,
        sepse beheshin shpesh nostalgjike ,
        per vendelindjen e tyre ku ishin rritur mes kakardhiqesh e bajgash .
        Ky eshte Realiteti .

      • U zgjodh ne menyre unanime, si te Deklarimi i pasurive

        ashtu edhe ne krye te Prokurorise, me votat pd +ps + lsi

  • Nuk besoj sepse dje ishi i kuvendit e mbrojti ne rastin kur u përplas me ambasadorin e Amerikës dhe i nderuar në shqipëri. A ju kujtohet:” PROKURORI KREU DETYRËN” Pikë- vizë. Pak a shumë afër mendsh që duhet rimbrojtur?????!!!!. Tung
    TV Zjarri

  • Arrestimi i Llalles nga burime dipllomatike?

    NE CILIN VEND TE BOTES BEN VAKI KJO CUDI?

    Po arrestimet dhe prangosjet e krimineleve behen me urdher nga Prokuroria Nderkombetare dhe jo nga Burime Dipllomatike dhe kur Gjykata ka dale me nje vendim te formes se prere,

    Deri atehere ish Kryeprokurori i shenjestruar nga ambasadori Lu si nje “Peshk Madh” eshte si te gjithe shqyptaret e tjere te ndershem,

    prandaj:

    Edhe gazeta DW le te mos i fryje zjarrit te hakmarrjes personale te ambasadorit amerikan, hakmarrje e kamufluar me zbulimin dhe shenjestrimin e “Peshqeve te Medhenj” ne Shqypni, sepse ne ujrat e turbullta te Politikes sone Kombetare notojne aktualisht shume “Peshkaqene te Medhenj” para te cileve Adriatik Llalla duket si nje “Cironke” qe mund ta gjesh ne Lane fare lehtesisht.

  • Ta heqe kemben zvare dhe per Saliun, Lulun dhe Meta floririn……….Tane prisni qe Mona te qelloje me cizme Ambasadorin LU

  • NJE PEME E THARE KA RADHEN E SAJ TE PRERJES.
    NE FILLIM PRITEN DEGET PASTAJ TRUNGU NE FUND CKULEN RRENJET PRESIM DICKA FILLUAM TE SHOHIM HEQESHIN KEMBEN ZVARE

  • Ka disa muaj qe koha behet per per Diell po Diell nuk ka ? Pse kaq vone cfare pritet ?!!

  • Arrestimi i Llalles, do ishte nje sukses, por, duke mos qene nga ato peshqit qe ne presim, nuk do bente ndonje pershtypje kush e di se cfare, pavaresisht se me vone, do na nxirrte dhe te tjere makuter. Arrestimi i Berishes, Bashes, Metes, Mediut dhe Medinjve te tjere, do perbente vertete nje sukses te papare, mirepo, nuk e di a do arrij “byzylyku” deri ne duart e tyre……..

  • Ky lajm ,per arrestimin e Llalles nuk me habit ,sigurisht pritej ,Ky fshatar nga gramshi i ka prishur shume pune vendit e popullit .Ketij budallai fshatar , duhet ti sekuestrohet cdo gje e korruptuar e vjedhur ,eshte para korrupsioni , eshte para ryshfet nga vrasesit eshte para ryshfet nga mofjozet e droges ,eshte para ryshfeti e ajduteve dhe fallcifikueseve te trojeve ,kunder ,pronareve reale ,ne te drejten e vet ,dhe direkt pastaj ne REC te Shkodres..

  • Nësë dikush është në dilemë të dije se ku flenë magjia dhe trukulia
    ketu e njezeteshtavite.
    Nesë doni të dini se kush është tamama berthama e kesajë prapesie dhe
    zollmëmadhe qe Shqiperia po perjeton.
    Pergjigjia është e lehtë dhe plotësisht e njohur.
    Tamama nana dhe stermullari i gjithe kesaj drama të perjetur jané
    veledunëzinjet tonë që më një të rënë çekiçi rrenojnë çdo fortesë sado
    rrezistente të jetë.
    Duke ju referuar ngjarjes se bujshme te Lezhes ku organi akuzes dhe
    policia prangosi një grup banditesh madje më tê pushtetëshmin ne rang
    lokal per grabitje pronash.
    Ku listen e ketij grupi kriminal e kryesonte krybashkiaku dhe kryetari
    qarkut Lezhe.
    Mirpo ashtu siç edhe hamendej trupa veledunzinjeve nuk gjeti prova të
    mjaftueshme per keto matrapaze dhe uzopues pronash.
    Madje kjo trupe e turpit dhe mekatare perbindeshe hodhi poshte
    protencen e prokurorise me argumentat e saj “peshqit e medhenjë”nuk
    kapen!
    Keshtu u hapen kanatat peshqet u liruan madje u keshillan të bejnë
    muajn e mjaltit ne shtepit e tyre super luksoze.
    Thenur ndryshe veledunëzinjet e quajten te pa drejtë prangosjen e
    hajduteve pse jo edhe akuze politike.
    U tha se gjyqtaret u gjeten nen presionin e mbeshteteseve te banditeve
    te pushtetëshem.ndaj u detyruan të jepnin nje vendim anti ligjit dhe
    doemos kunder kolegeve tyre prokuror.
    S’po bêj aspak fajtore politiken pasi në Shqiperi gjithmone ne keto 27
    vite pluraliste politikanet tone kane ushtruar zanatin e bojagjiut
    duke ngjyrosur çdo fasade me bojen e tyre pisanjose.
    Une dua të pyes kete trupe gjyqëtrashesh te na tregoj se kush ka të
    drejte banditet dhe hajdutet apo prokuroret dhe policia qe është ne
    vijen e pare te luftes kunder krimineleve dhe keqberseve te
    qytetareve?
    Prokuroria nuk duhet ngurroj dhe as te bie ne pesimizem perkundrazi
    duhet te firmos ftesa “dasmesh” per keto koleg qe i hjedhin ne kosh
    punen dhe mundin e tyre te pa kursyer.
    Koha nuk pret “dasma” e drejtesise duhet filloje sa me pare.
    Ndryshe keta veladunzinje dota kthejne ne dite zie gjithe kete aheng
    qe ka filluar qe kur nusja veting ka mbledhur pajen!
    Nga Preng Pjetri
    Lezhe

  • Shume artikullshkrues e komentatore e katalogojne Adri-
    atik LLallen si nje “Peshk i Madh”. per mendimin tim ky
    eshte thjeshte nje mjeran qe nuk ka as shkollen e mes-
    me, “dru me pre” thote nje miku im. Duke qene nje njeri komplet injorant,pa perfshire ketu fushan e jurispruden-
    ces,teresisht profan, e ka ndjere veten komplet inferior
    karshi “godfaher-it” shqiptar, Sali Vicidolit, i shnrruar ne
    nje marionete ne duart e monstres se Vicidolit. Deri ketu
    iu referova paaftesise se tij totale ne fushen qe mbulonte
    si Prokuror i Pergjitheshem analfabet. Tash le te vijme te
    fushat e tjera: gjeja qe ky “trung” i pa gdhendur,i ardhur
    nga gerxhet e shpellat e Gramshit, mundete te bente me
    mire ishte hajduteria,xhambaslleku,allishverishet, zanatin
    e arishijve, “shit e blij kuaj e gomere” , ndersa ky mytebe-
    ri yne,PP, filloi te shiste e te blinte toka e ullishte rreth e
    perqark Tiranes, jo te vendlindjes se tij qe s’i duhet as
    dreqit,por m’u ne qender te Shqioerise. Shqiptaret besoj
    nuk mund te gjejne rrace me te ndyre njerezore. Te gjitha
    keto i dinte Amerika,ndersa qeveria shqiptare nuk e dinte.
    Nderkohe qe kjo qeveri,pa permendur qeverite e neveri-
    teshme te se kaluares, nje korrupsion makro, e dinte qe
    “komshia im” nuk kishte paguar dritat dhe ujin ?! Dhe pa-
    si e vertetoi komshise i vuri prangat. Dhe ne fund te dites
    can Televizionet,intervistat,tryezat e gazetareve duke de-
    klarua me paturpesine me te madhe se po bejme shtet.
    Turpi botes ! Kjo propagande me keto fakte ridikuleze do
    te zinin vend nese do te dilte nje njeri qe me intonacinin e
    Roberspierit do te frymezonte shqiptaret per te bere ndry-
    shime,por fatkeqesisht keto denoncime i bejne dy banda
    hajne,kriminele,mafioze : PD- LSI qe nga pervoja e hi-
    dhur e disa dekadave,tash nuk i beson askush me . Kjo
    LSI-ja me SurratBreshken dhe Vasillaq Kallajxhiun po
    brhet nga dita ne dite fertele. Te gjithe po i ikin dhe dale-
    dale s’e nuk kane pare gje akoma. Edhe banda pedeiste
    po firon ne menyren me “vertiginoze”.
    Te kthehemi te LLalla. Do te ishte skandal i padegjuar ne
    histori,nese LLalla dhe padronet e tij, Peshkaqenet e
    Vertete t’ja hedhin paq ligjit te Vettingut ! Atehere duhet
    shkruar ne porten e hyrjen ne Shqiperi portali: ” Ky vend
    nuk rregullohet” !!! Dhe i duhet propozuar miqve nder-
    kombetar te vendose nje EURALIUS ashtu si ne Kosove.
    dhe te gjithe pushtetaret e kreret e partive politike shqip-
    tare te dergohen ne “karentine”-Perjetesisht ne rrafshnal-
    ten e RECIT …!!!!

  • mos u tallni me shqiptaret o “burime dipllomatike te dhime”
    .
    nese duhet te arrestohet i pari ai eshte bossi i gerdecit Shkelzen Berisha:

    .i dyti ai ambasador amerikan qe i dha vize te denuarit Luan Hoxha gjeneralit shqiptar qe raportoi ne ambasade se Xeni e kerrcenoi si Kosta Trebicken

    i treti sali ram berisha qe jo me larg se 7 dite tha do ta vrisja edi ramen ne 21 janar 2011 qe per cudi asnje nuk reagoi as kominku donald lu as gjirafa edi rame qe do vritej…
    ..
    Zhurma per Lallen si peshk i madh eshte thjesht qe nje lob kriminal i huaj qe vepron qe nga 1991 i xhon megout vazhdon shplarjen e trurit te kombit…ju pjerdhsha burimet dipllomatike qe jane bere si mullinjte e eres qe nuk dihet nga ju vjen “uji”

    Stop Dipllomatic Brainwashing

  • Mos u merrni me tocin “InielektKari”, por pse u la kaq gjate pa u arrestuar nje i degjeneruar qe i sherbente vetem keiminelit Saliu dhe rrethit te tij, fshatari pa toke nga Gramshi Llalla, tete uje e nje kos i bere milioner vetem me bordero (bordello) shteti..

  • Mos u merrni me tocin “InielektKari”, por pse u la kaq gjate pa u arrestuar nje i degjeneruar qe i sherbente vetem kriminelit Sali dhe rrethit te tij, fshatari pa toke nga Gramshi, Llalla tete uje e nje kos i bere milioner vetem me bordero (bordello) shteti..

    • Otre ti DUDUM a je ne terezi more mavri?

      Po frikacaku Adriatik Lllalla i ka sherbyer me shume Edi Rames dhe Rilindjes se tij enveriste more mavri fanatike, po a di te besh llogari ti more BYLMEZ katunari qe edi rama eshte 5 e kusur vjet ne pushtet dhe qe ka kanabizuar Vatanin si asnjehere tjeter, dhe jo vetem kaq por ka importuar banane kokaine duke i depozituar nga Durresi ne frigorifer ne Maminas qe e ka lejuar dhe finacuar Edi rama dora vete more BYLMEZ fanatiku dru me pre.

      HE PRA KUSH E KA INTELEKTIN ME PENIS TANI?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *