Duke u nisur nga situata komplekse dhe e vështirë politiko-ekonomike, unë besoj se “Qeveria Rama” nuk përbën ndonjë surprizë, përvec surprizave që mund të pasojnë zhvillimet e fundit. Por këtu më duhet të bëjë një sqarim: Qeveria e re duhet të quhet “Qeveria Rama-Meta” për vet faktin pasi LSI do të ketë në qeveri pesë poste ministrore të rëndësishme dhe se në 23 qershor, shqiptarët gjithashtu mandatuan edhe LSI për të qeverisur interesat e tyre. Për mos të përmendur gjithashtu faktin se Ilir Meta do të jetë Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, përmes të cilit do të kalojnë shumë iniciativa ligjore për të bërë të mundur reformat institucionale të premtuara. Besoj gjithashtu, ashtu sic e thekson edhe një shkrim tek Huffington Post, se Rama nuk mund të bëjë dot “supermenin” në një situatë kaq të vështirë ekonomike, situatë të cilën ai po e trashëgon nga paraardhësi i tij.
Nga ana teknike, Ramës i nevojitet, përveç mbështetjes nga faktorët e jashtëm, dhe mbështetja dhe ndihmesa e Ilir Metës. Nga ana politike, mbajtja e gjithë barrës qeverisëse nën petkun e “Qeverisë Rama” do të përbënte një kosto shumë të lartë politike për të ardhmen politiko-elektorale të Partisë Socialiste. Në një situatë të tillë, Ramës i duhet të delegojë pushtet dhe përgjegjësi reale tek forca tjetër bashk-qeverisëse, nëse ai nuk do që të ketë fatin e Berishës në rast se qeverisja nuk funksionon siç duhet. Rama sapo nisi karrierën e tij si politikan karriere, dhe një karrierë nuk mund te niset apo të ketë sukses duke u bazuar në qëllimin “të gjitha ose asnjë”.
Në vazhdim, si Edi Rama ashtu edhe Ilir Meta i kanë besuar postet në egzekutiv njërëzve të tyre më të besuar, dhe kjo është mëse normale. Në postet më përgjegjësi të lartë politike nuk mund të vihen njërëz të cilët nuk gëzojnë pikë së pari besimin e lidershipit. Kjo është A-ja e një mekanizmi egzekutiv. Kushdo drejtues politik duhet të vendosi në postet kyçe individë shumë të besuar dhe të përgatitur për të bërë të mundur realizimin e objektivave qeverisëse. Shqiptarët mandatuan Ramën dhe Metën për të qeverisur vendin, dhe është e drejta e këtyre të dyve të zgjedhin njërëzit të cilët ata besojnë se do të ndihmojnë më shumë në arritjen e objektivave politike.
Por në të gjithë këto zhvillime të fundit politike, ajo që më duket radikale dhe absurde në të njëjtën kohë është kërkesa e Ramës për të ndarë postin e ministrit nga mandati i deputetit. Nga ana ekonomike, kjo ndarje i shton buxhetit të shtetit edhe më shumë se $600,000 shpenzime pasi taksapaguesit shqiptarë tani duhet të paguajnë edhe deputetët edhe ministrat e rinj, në një kohë kur fare mire mund te paguanin deputetët të luanin rolin e ministrave përkundrejt një rritje page. Nga ana politike, kjo iniciativë më duket tërësisht joproduktive pasi ul ndjeshëm përgjegjshmërinë (accountability) politike të qeverisë dhe e centralizon atë tek individi kryeministër, Rama. Historia politike e shqipërisë është e tejngarkuar dhe e tejlodhur nga “miti i unit”, sidomos tani që hija e Berishës është akoma prezente.
Ashtu siç edhe e përmenda pak më lartë, një lëvizje e tillë do të ishte një lëvizje e tipit “të gjitha ose asgjë” dhe me plot risqe ne të ardhmen politike për Ramën dhe PS. Duhet kuptuar se politika ka një natyrë dinamike dhe me plot të papritura, dhe një politikan i zoti duhet të ketë aftësinë të parandalojë disa lëvizje të mundshme të cilat mund të kenë impak negative. Unë besoj se Edi Rama nuk e ka akoma lluksin që të largojë nga parlamenti Saimir Tahirin, Lindita Nikollën, Erion Veliajn, Mimi Kodhelin, Ditmir Bushatin, Englantina Gjermenin, etj. Prandaj edhe vazhdoj të mos e kuptoj dot se cfarë e shtynë Ramën të kërkojë ndarjen e mandatit të deputeti nga ai i portofolit të ministrit. Fundja, në 23 qershor jo më kot u zhvillua vetëm një garë, për deputetët e Kuvendit, dhe jo dy gara, një për deputetët dhe tjetra për ministrat.
Nëse do të më duhej të vendosja një notë për qeverinë e re, në mendimin tim, dhe duke marrë në konsideratë se ajo është një qeveri PS-LSI, unë do të thojë se ministra e propozuar nga PS, si bashkësi, marrin një notë midis 8-ës dhe 9-ës në një shkallë nga 1 (një) deri në 10 (dhjetë). Unë nuk dua të hyjë në detaje në lidhje më këtë vlerësim, por do të doja të theksoja se kandidaturat e paraqitura tregojnë se PS ka kapacitete për qeverisje. Koha do të jetë gjykatësja më e drejtë. Për sa i përket ministrave të LSI, besoj se përsëri koha do të flasë më drejtë dhe më realisht. Në fund të fundit, nuk e ka keq Avokat Ngjela kur thotë se politika është kohë, dhe unë do të shtoja, pasi koha na bën të mundur të kuptojmë natyrën dinamike të politikës.

Pse nuk e lini Ramen te punoje..!? PD edhe pse me e korruptuara ne histori na tregon perralla mbi qeverine.Nje qeveri kriminale si e Berishes-2 nuk mund te krahasohet me asnje tjeter,ne korrupsion apo nepotizem etj….Mos gjykoni apriori! Lerini keta njerez te punojne dhe pastaj i kritikoni per punen e tyre.Ndryshe po vazhdoni Berishizmin ,qe eshte dhe turpi i Shqiperise. Shikoni Bashen sa qesharak qe eshte apo berishistet qe e quajne Berishen udheheqes te madh.
Jam i sigurt qe Rama me guxim do ta ktheje situaten teper te veshtire duke hapur horizonte te reja si per bizneset e vogla te mesme dhe do te gjeje mundesite per te ndihmuar bizneset e medha qe jane gati per fait…por Qeverija dyhet te bej nje plan urgjent kundra varferise se madhe ne vend…jo thjesht ndonje ndihme formale po sic thoshte Hugoi i madh “Nuk jam per ndihma por jam per zhdukjen e varferise “Ky do te ishte suksesi me i madh i kesaj qeverije SOCIALISTE.!
I nderuar Bledar, mendimet e tua janë mendime të tuat dhe vetën kaq. Se ç’mendon Rama dhe PS janë mendimet dhe veorimet e tyre. Ata i dinë më mirë se ty e se mua punët e tyre. Lerini të punojmë, të paktën një ditë si qeveri e betuar pastaj filloni e hamendësoni në se ju pëlqen a jo. Kur të jesh ti K/ministër bashkoi mandatet e deputetëve me të ministrave, me që është votuar vetëm për deputetë e jo edhe për ministra. Toni im duket i ashpër por mendoj se kam të drejtë. Më me kujdes kur merr përsipër të bësh opinion bërësin.
.
A duhet te pergezohet Edi Rama per fitorjen historike ne luften epike me dinosauret Prehistorike te Partise se Punes? Me thene te drejten duhet te pergezohet sepse degjoi me ne fund nastradinin dhe largoi Dinosauret Prehistorike te Partise se Punes nga pushteti ekzekutiv. Kjo eshte nje arritje jo e vogel dhe zerat dallkauke te inatcinjve keqberes nuk mund te zbehin faktin qe Edi Rama me kete qeveri ka arritur nje fitorje historike pa dyshim. Por po te dalim pak kabinetit te Edi Rames pa Dinosaure Prehistorike te Partise se Punes dhe te shiqojme kabinetin e Ilir Metes me plot Dinosaure te Koheve Moderne te LSI-se mund te themi me gojen plot se qeveria ne total e Koalicionit Fitues ngjan me JURASSIC PARK 2 te regjisorit Ilir Meta, qe ka leshuar Dinosauret e tij Tiranozaure Gjakatare per te kollofitur cdo gje qe ka mbetur nga qeveria JURASSIC PARK 1 te Sali Berishes, me regjisor po Ilir Meten e LSI-ise, Partia e Dinosaureve Tiranosaure Gjakatare ne Kohet Moderne. Ketu lind pyetja e nastradinit: a do ta kllofisin Edi Ramen keta Dinosaure te rinj te Koheve Moderne, pasi Supermeni Edi Rama ka fituar luften me Dinosauret Prehistorike te Partise se punes?