Një aksident hekurudhor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në afërsi të fshatit Rrashbull në periferi të qytetit të Durrësit.
Treni i pasagjerëve i linjës Tiranë-Durrës ka përplasur një 21-vjeçare e cila mësohet se ka humbur njërën nga këmbët.
E aksidentuara është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Durrësit ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
21-vjeçarja ka qenë duke kaluar mbi shina, por nuk e ka ndjerë trenin e pasagjerëve i cili e ka goditur nga pas dhe e ka marrë përpara për disa metra.
Policia ka shoqëruar mashinistin dhe po heton lidhur me shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
l.h./ dita
