Helmimi i ish-spiunit, Rusia: Akuzat e Anglisë, banditizëm

Leda Hysa

 

Akuzat britanike se Moska është përgjegjëse për helmimin e ish agjentit rus, Sergei Skripal në Angli janë banditizëm. Kremlini sulmoi mjaft ashpër dhe hodhi poshtë pretendimet britanike që në fakt janë mbështetur nga një pjesë e mirë e vendeve të zhvilluara

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimtri Peskov tha se ajo që po ndodh është e paprecedent.

Çështjet ndërkombëtare janë në kufijtë e banditizmit. Çfarë fshihet pas kësaj? Problemet e brendshme britanike apo problemet e bashkëpunimit që Londra ka me aleatët? Sidoqoftë, s’është puna jonë”, deklaroi Peskov.

Moska ka mohuar përgjegjësinë për sulmin me gaz nervor të 4 Marsit ndaj Skripalit dhe vajzës së tij Julia. Por situata është tensionuar ndjeshëm nga sulmi i parë me gaz nervor në Evropë që prej luftës së dytë botërore.

Megjithëse prova të sigurta nuk ka askush, Londra beson se ishte Kremlini që helmoi ish-agjentin dhe nuk është e vetme. Dëbimi i diplomatëve rusë nga Londra pritet të pasohet gjatë kësaj jave me dëbime nga të paktën 10 vende të bashkimit evropian.

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • KGB-JA SOVJETIKE NUK LE GJURMA ASNJEHERE NE KRIMET QE KRYEN

    Kur ne vitin 1948 Enveri i vuri minat ne Kanalin e Korfuzit dergoi ne telegram ne Kremlin:

    PO SIKUR TE NA ZBULOJNE?

    KGB-ja i ktheu pergjigje:

    MOS E KINI MERAK FARE SE NE LIKUIDUAN TROCKIN NE MEKSIKE DUKE I PRERE KOKEN ME SOPATE DHE ASKUSH NUK MESOI GJE.

    Pasi minat e Enverit te vendosura nga jugosllavet ne Kanalin e Korfuzit me urdher nga Kremlini, masakruan dhe vrane me pabesi oficeret dhe ushtaret Aleate angleze, pala shqyptare mohoi kategorikisht pjesmarrjen e Shqypnise ne kete krim te pabese kunder anglezeve, por Gjykata e Hages e denoi kete vrasje makaber te shqyptareve pa kerkuar fare prova dhe cilesoi LANC-in e Enverit si nje “Organizate Terroriste” dhe urdheroi konfiskimin e floririt te Mbreterise Shqyptare qe kishin fshehur gjermanet ne malet e Bavarise duke ja dorezuar Britanise se Madhe si demshperblim per familjet e viktimave. Shume kohe me u vertetua se minat ishin gjermane, por te vajisura dhe qe dukej qe kishin kaluar nje serviz te plote per te vrare ARMIKUN nderkohe qe katunaret e Enverit dhe Mehmetit nuk kishin aftesi per nje gje te tille.

    SI T’I BESOJME NE SHQYPTARET DEKLARATAVE TE MOSKES KUR E KANE TE MBUSHUR HISTORINE E TYRE SOVJETIKE ME VRASJE TE PANUMERTA QE I KANE FSHEHUR PAPUSHIM?

    Mjafton te kujtojme masakren e 22 mije intelektualeve polake ne Katin ne vitin 1939 kur bolsheviket qe kryen masakren me makaber ne historine e njerezimit kur u zbulua nga Kryqi i Kuq ne vitin 1941 ja hodhen fajin gjermaneve te Hitlerit dhe qe Gorbacovi ne vitin 1990 e pranoi zyrtarisht krimin e kryer nga Stalini dhe u kerkoi falje familjeve te viktimave.

    HE PRA A KA KUSH T’I BESOJE MOSKES KUR PUTINI PO KTHEN KOHEN E TIRANISE SE STALINIT?

    • Po ti more zagar ‘intelektuali’ c’jane keto shembuj m.ti qe na jepke? Clidhje ka cndodhi 100 vjet me pare me cpo ben Kremlinin tani. Eshte e qarte per te gjithe qe vrasja e ish spiunit rus eshte veper e Kremlinit. E kush tjeter do te donte te vriste nje spiun dhe per cfare aresyeje? Moska sigurisht qe nuk do ta pranoje. Por mua me vjen cudi se si eshte e mundur qe sherbimet sekrete britanike jane kaq te dobta qe brenda nje periudhe kaq te shkurter u vrane dy ishb agjente ruse dhe ata nuk ishin ne gjendje te kapnin vrasesit. Tani gjithcka mbetet spekulative sepse vrasesit kane kaluar kufirin te qete dhe te pangacmuar.

      • Po ty more LANGUA gjuetie per Putinin te ka ardhur keq?

        Ja ta thote intelektuali cfare lidhje kane vrasjet e KGB-se Famekeqe Sovjetike 100 vjet me pare ne Kohen e Qepes te Stalinit me vrasjet aktuale te Putinit jo vetem te spiuneve te tij te penduar ne Britanine e Madhe, por edhe kudo ne Rusi e Bote, te likuidimit pa gjurma te Kundershtareve te tij Politike dhe te gazetareve te medias qe nuk i thurrin levdata BOSIT komunist, ja ta thote intelektuali:

        VRASJET E KGB-SE SE PUTINIT JANE NJESOJ SI VRASJET E KGB-SE SE STALINIT 100 VJET ME PARE

        sepse o langua gjuetie:

        VRASJET E PUTINIT DHE TE STALINIT JANE NJESOJ SI VRASJET E ENVERIT

        Qe politika jone kombetare e mban me titullin HERO dhe mbron me fanatizem Piramiden e tij Famkeqe ne mes te Tiranes pa kerkuar asnjehere falje per krimet monstruoze te komunizmit stalinit qe ngjajne si dy pika uji me krimet e komunizmit putinist.

  • Këtë spiunin e dyfishtë ruso-anglez , Skripalin e helmuan anglezët si një limon të shtrydhur , pse të harxhonin per të . Veç kësaj ka zëra se ky qe berë pishman dhe i kishte berë leter Putinit t’a falte e të kthehej në Rusi .
    Me llogjikë , vetëm rusët s’kishin interes t’a helmonin një limon të shtrydhur para zgjedhjeve presidenciale dhe kampionatit botëror të futbollit.
    Intrigat e Inglizit , dalin a s’dalin edhe pas 100 vjetësh .
    Por populli manipulohet lehtë !

    • Beji te fala Kim Philby-it qe spiunoi te KGB-ja Patriotet shqyptare, te cilet i hodhi ne SHBA per te shkeputur Vatanin nga kthetrat e MURTAJES bolshevike qe mbolli Enveri me spiunet e Stalinit dhe te Titos ne vendin tone dhe qe vdiq ne Moske si spiuni me i ndyre qe ka njohur historia e Inteligjences boterore dhe qe Britania e Madhe nuk e zbuloi asnjehere derisa CIA e vertetoi me dokumenta sekrete amerikane.

      Beji te fala Kim Philby-it se eshte pjella satanike e races juaj te poshter qe ndihmoi Enverin dhe Partine e Punes per ta bere Shqypnine si nje Kamp Perqendrimi te tipit GULAG deri ne vitet 90-te kur ra Muri i Berlinit dhe e verteta doli sheshit.

  • PO E NIS ME PAK LARGESI. KUR ISHIM TE VEGJEL DHE KISHIM MIQESI ME RUSET DILNIM CDO MENGJES NE VERE AFER PLAZHIT DHE JU SHISNI TURISTAVE RUSE FIQ. ME KUJTOHET PESE LEKE NJE KOKER FIQ TE ZINJ TE MBEDHEJ. SI NUK BERI NJE HERE LLAFE NJERI SHUM TE EDUKUAR. KUR PUNOJA TEK VALUTA NE TIRANE KEMBEJA LEKE ME SHUME ENGLEZ E AMERKANE. PO SI SGJETA NJE PERSON TE MIRE TE GJITHE CINGUN DHE TE KQIJ. TANI FAJIN SE KISHTE POPULLI RUS DHE POPULLI SHQPTAR. I PAR E FURNIZONTE SHQIPERNE ME GJITHE TE MIRAT DERI TEK LODRAT DHE KEPUCET TELEVIZORET E MOTORET. FAJI ISHTE I POLITIKANEVE TANE TE MARROSUR QE NA KATANDISEN KTU KU JEMI TANI FUKAREJ. DIHET KUR MARDHENJET AMERKANE RUSE U REGULLUAN PER HERE TE PARE AMBASADORI AMERIKAN I DHUROI AMBASADORIT RUS NJE STATYJE SIMBOL PER MIQESINE KU BRENDA SAJ ISHTE VENDOSUR NJE PERGJUS TE CILEN RUSI E VURI NE TAVOLINEN E AMBASATES DHE DITE NATE AMBASADA RUSE PERGJOHEJ SE CFARE FLITEJ BRENDA. DIHET BOTERISHT SE KUSH JU KA RENE NE QAFE BOTES. JANE ATA TE PARET QE E BEJNE TE ZEZEN TE BARDHE DHE ANASJELLTAS. HISTORKISHT LUFTRAT ME GJAKSORE KUNDRA POPUJVE I KANE BERE KETO DY SHTETE ATJE KU JA LYP INTERESI I TYRE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *