Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE)ka bërë gati planin e investimeve për vitin 2018 duke llogaritur që të shpenzojë të paktën 65 milionë euro. Të gjitha këto fonde do të shkojnë në funksion të 11 masave që ka vendosur të ndërmarrë kompania publike e shpërndarjes.
Së pari do të vijohet me vendosjen e matësve për konsuamtorët në mënyrë që të eliminohet në maksimum matja aforfe. Këto lloj matjesh sipas OSHEE-se ndikojnë negativisht si në arkëtime edhe humbje.
Nga ana tjetër edhe kabinat do të pajisen me matësa një masë kjo e cila do të mundësojë nxjerrjen e një bilanci energjetik dhe kontrolli të nivelit të humbjeve në bazë kabine. Duke pasur këto të dhëna OSHEE e ka më të thjeshtë të shohë rastet e vjedhjeve dhe të veprojë në funksion të eleminimit. Po tek pajisja me matësa kompania synon që të vendosë tek klientët e mëdhenj matësa për fuqinë reaktive për të bërë të mundur faturimin e kësaj energjie.
Kompania e shpërndarjes ka sqaruar se investimet e këtij viti do të jenë vazhdim i planit fillestar 2016-2019. Në vijim të tij do të ketë rikonstruksion të linjave të tensionit të lartë 35 kilovolt si dhe investime në rrjetin 20 kilovolt apo linjat ABC. Kjo sipas OSHEE do të ndikojë ndjeshëm në uljen e humbjeve teknik e krahasuar me rrjetin aktual të amortizuar si dhe në humbjet jo teknike për shkak të vështirësive që paraqesin linjat ABC në ndërhyrje të paligjshme.
Ndikimi në humbje i investimeve të parashikuara
OSHEE bën me dije se investimet në rrjet parashikohet të japin një ndikim pozitiv në uljen e humbjeve dhe kontributin më të madh në këtë ulje të pritshme pritet ta kenë investimet në tensionin e ulët dhe të mesëm.
“Impaktin me te madh ne reduktimin e humbjeve e zë kategoria e investimeve në rrjetin TM dhe kabinat TM/TU në masën 69% të totalit të përgjithshëm të humbjeve dhe me një kosto investimi prej 67% të vlerës totale të lekëve të parashikuara për investim në rrjetin elektrik të OSHEE sha për vitin 2018. Ndërsa investimet në N/stacione dhe Linja Elektrike (35 & 110kV) me një kosto investimi ts planifikuar 11% e vlerës totale ta investimeve kontribuon na masën 2% në totalin e humbjeve të reduktuara pas kryerjes së investimeve” vlerëson OSHEE.
Ndikimi i pritshëm në reduktimin e humbjeve të energjisë vlerësohet në masën 1.85% ose në vlerë absolute në një sasi prej 118 367 MWh të kursyer në rrjet./Monitor
l.h/ dita

Beni sa me shume investime por mos harroni te vini ne kontroll teknik gjithe kasat me aparatet mates .Nuk ka siguri teknike mbasi te gjith fusin duart ne to . Pervec vjedhjeve qe bejne faturistet ka dhe nga ata qe futen tek linjat e te tjerve .Kasat jan te hapura dhe me to ben cfare te duash .
Te ndryshoj sistemi i matjes . Te behet cdo muaj ose 2 muaj i shoqeruar me fatur perkatse ku te shenohen te dhenat .Sasia e harxhuar si dhe detyrimet shteterore. Te hiqen kamatat per pamundesi pagimi .Ne asnje vend Evropjan nuk paguhet kamat kur vonon . Brenda 4 muajve ne se nuk paguan te nderpritet energjia dhe rilidhja behet me gjob . Gjoba vihet per sherbim te vecant e jo e barazvlefshme me kilovatet e harxhuar . Keshtu u priten rrugve abuzimeve nga te dy palet .
Spata e keni gabim.Ne cdo vend te zhvilluar kamat vonesat per mos pagimin e energjis elektrike ne kohe levizin nga 10-12% ne vit per sasin e mos paguar plus edhe indeksin e inflacionit mujor ose disa mujor ne mvartesi temuajit apo muajve qe nuk jane paguar.Kjo gje ben qe qytetaret te mos vjedhin nga shteti e ndihmon ne shtimin e investimeve ne ate sector.Duhet te na behet educate te gjitha llojet e pagesave qe duhet te paguajme sipas ligjeve te shtetit.
gjergji . Me thuaj nje vend Evropjan qe paguan kamat 20% kur vonohet pagesa.Jo kur nuk paguan .
Mos harro niveli i ulet i jeteses dhe emigrantet qe skan mundesi te paguajne maj per muaj krijon abuzime tek faturistet dhe zyrat e OSHEE. Nuk them te mos paguaj energji por kamaten 20% nuk duhet aplikuar per qytetaret . Te funksjonoj per biznesis.
Thot K/M yne se jan pergjysmuar humbjet ne rrjet dhe OSHEE po del nga kriza e kusarve politikan .Jan pikerisht kamatat 20% dhe mbi faturimet qe askush se merr vesh pse paguajm qe po nxjerrin OSHEE nga kriza qe e futei shteti Rrum -Pall .Po te jet kaq i shqetsuar K/M ine tua marri parat hajdutve politikan qe kan dosjet voliminoze me skandalet e CEZIT. E ka me te thjesht .Futua deleve se ato nuk ndihen .
Kur nje shtepi eshte e pa banushme dhe shteti se vret mendjen se kush banon duhet ti faturosh kamat . Shko nje dite tek zyrat . Sherbimi ndaj klientit e degjo nga goja e qytetarve se cfar ndodh ne realitet .Edhe kur e zen me fakte qe ka faturuar me shum te pergjigjen . Esht ne sistem . Pagueje se heren tjeter nuk e faturojm. Hajde dhe gjeje se cfar sistemi quhet ky.
Nuk desha ta hap kaq shume thesin e OSHEE .Ka vjedhje te paster nga vet personeli qe ka marr urdher te mbushi arkat e saj .Ne gjith pallatet ku jan instaluar pompat e ujt nuk ka sahat te vecant . Faturuesi ja keput sa te doj familjarve qe nuk jetojn ose ne menyr afrofe e ndan sipas gustove .Ja per keto i nderuari gjergji sistemi duhet te ndryshoj e te behet i besuershem per qytetaret qe nga viti ne vit nuk marrin frym nga taksat qe shtohen per ate qe thua ti te behen te ndergjegjshem . Nuk ka ndergjegje por ligj i zbatueshem konform rregullave te pa abuzueshme nga te dy palet .
Ne lagjen tim kishim nje faturuese ushtare e Pd . Na kepuste fatura sa cdo muaj i zinim deren e shtepise qe te na sqaronte. Na bente bisht e zhdukej qe te shmangte ballafaqimin . Ankoheshim ne zyrat e OSHEE dhe pas 2 vjetve e hoqen nga sektori i faturimeve . Si keto ka me qindra raste qe po te shkosh nje dit tek zytar i degjion te gjitha.
Kontrolloni abuzimet me mbifaturimet dhe per te cilen nuk mere asnje pergjegjesi ne zyrat e OSHEE-se. Jane bere si nje bande hajdutesh. Eshte e tmershme, nuk te jep asnjeri zgjidhje me pretendimin se “eshte sistemi”.
nuk eshte problemi tek mbi faturimet se kw mund te kompesohen muajin tjeter.kryesorja eshte kryerja e investimeve ne rrjetin e shperndarjes.te vendosen matesa ne kabina,cdo lexues te kete jo me shume se 2000 abonente.