Obama: Koreja e Veriut, kërcënim serioz. SHBA-Japoni-Kinë të bashkohen!

Ornela

Agjencia e lajmeve Kyodo njofton se gjatë vizitës së tij në Azi dhe Paqësor, Obama mori pjesë në forumin ndërkombëtar në Tokio, duke thënë se Koreja e Veriut përbën një kërcënim serioz.

Peniani ka vazhduar në mënyrë konstante të zhvillojë armë bërthamore. Kim Jong-un nuk heziton të flasë për qëllimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të armëve bërthamore dhe sistemit për lançimin e raketave të cilët nuk përbëjnë rrezik vetëm për rajonin, por edhe për botën“, tha ish presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Ai është i mendimit se do të ishte ideale që kërcënimi koreano-verior të shmanget me mjete paqësore. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit Japoni-SHBA me Korenë e Jugut dhe Kinën për të mbajtur nën presion Penianin.

Deri tani nuk kemi parë ndonjë përparim të rëndësishëm që ne dëshirojmë, por mendoj se ajo që është e rëndësishme është të kuptuarit se asnjë vend nuk mund ta zgjidhë individualisht këtë problem, ashtu siç mund ta bëjmë së bashku“, vijoi më tej Obama. Pas forumit, Obama u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *