Me kërkesë të prokurorëve, të shtunën autoritetet në Peru kontrolluan shtëpinë dhe një tjetër pronë të ish Presidentit Pedro Pablo Kuczynski në Lima.
Ndërkohë, një gjykatës peruan ka vendosur kufizime mbi udhëtimet e ish Presidentit Kuczynski, i cili po hetohet për korrupsion.
Ish Presidenti 79 vjeçar i Perusë, Pedro Pablo Kuczynski është duke u hetuar për pagesa me vlerë 782,000 dollarë amerikanë që firma e tij konsulente ka marrë një dekadë më parë nga Odebrecht, gjiganti ndërtimor brazilian në qendër të skandalit më të madh të mitmarrjes në Amerikën Latine.
Disa nga pagesat në fjalë ndodhën kur ai ishte ministër, duke ngritur pyetje nëse ato janë bërë në këmbim të favoreve politike.
Gjatë kontrollit, presidenti Kuczynski pati probleme me tensionin e ulët të gjakut, sipas avokatit.
Kuzynski është ish presidenti i katërt peruan që hetohet për mitmarrje nga kompania e ndërtimit, Odebrecht.
Ai kohët e fundit dha dorëheqjen nga posti i Presidentit për shkak të këtij skandali.
Një ish President është aktualisht në burg ndërsa një tjetër, Alejandro Toledo, në qeverinë e të cilit Kuczynski shërbeu si ministër i financave, ka refuzuar të kthehet në Peru nga Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat për korrupsion.
b.m. / dita

Tani e ka rradhen presidenti i shqiperise, i ka ardhur koha