Skizmë në PD? Kot prisni, thotë M.Nano

anazapta

Kanë qenë deklaratat e forta të Patozit dhe Olldashit për një proces jo-fer të zgjedhjes së kryetarit të PD-së, shoqëruar me reagime të forta të mbështetësve të Bashës që kanë krijuar një klimë mendimesh që përmblidhen në devizën: “PD-ja do çahet”. Por, është e kotë të presësh skizmë në PD, argumenton te Shqip, Mustafa Nano.
Shkruan Nano:
“…Duhet një kauzë për të provokuar një skizmë, duhet pastaj një grup njerëzish që ta përfaqësojnë e t’i dalin zot kësaj kauze, duhet në fund dhe një leader i grupit. Në PD nuk ekziston asnjë kauzë tjetër, përveç “kauzës” së Berishës, asnjë grup skizmatik, dhe asnjë leader që ta udhëheqë këtë grup. Nuk ka se si të ekzistojnë. Aty mund të ketë largime të njërit apo tjetrit për motive e qejfmbetje ngushtësisht personale, por largime të tilla janë të destinuara të jenë të pazëshme e të mos përbëjnë asnjë problem për establishmentin. Arsyeja është e thjeshtë: Berisha i ka lënë (ka bërë çmos që) të gjithë të bëhen pis, qoftë dhe me miratimin që u kanë bërë bëmave të tij deri dhe kriminale.“

Share This Article
6 Comments
  • Artikull i goditur por pote dali njeri kunder neser edhe rrugen per ne pune ta ndryshojne dhe jo me zyren qe sic ka thene edhe Mero Baze brenda 2 minutash ta nderroje brave car thua keshtu o Muc eshte fjale e huaj per antaret dhe te fuqishem te PD fjala skizme sepse shumica nuk e kupton sa te jete lidhjeri defakto ne krye se ky tjetri eshte dejure ky vetem se ka filluar te lehi nga pak deri sa ti tashet zeri,

  • Muci po te rendis disa fjal qe kan te njejten rrenj me qe me kujtove skizmen(shqip carje ) ,pastaj kemi sizmen(shqip termet) e me tutje skizo !(cmenduri) Dy te parat i takojn PD dhe kjo e fundit leaderit te saj qe sjell per pasoj dy te parat !Puna esht o Muci se ky loqja i ri ska byth te laj gjith ate pisllik te vetin edhe gjith atyre qe jan mesu te hecin neper mocal ! Nuk ma mer mendja se i rezistojn dot ktij zizmiku 7 ballesh se pisllikun nuk e kan te gjith njisoj aty dhe sbesoj te kaloj keshtu pa skizem kjo pun ..vec po i shpetoj heshtja e maxhorances se ardhme……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *