Një rrjet i trafikut të heroinës është goditur nga policia greke në ishullin e Korfuzit.
Në prangat e policisë ka rënë edhe drejtuesi i grupit kriminal, i cili është një shtetas shqiptar, 28-vjeç.
Bashkë me të u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorët me moshë 51 dhe 21 vjeç, të cilët kishin rol thelbësor në magazinimin e drogës. Krahas tyre, në pranga ranë edhe dy grekë, 57 dhe 38 vjeç, të cilët transportonin lëndën narkotike.
Në kërkim janë shpallur pesë shqiptarë të tjerë, si dhe tre grekë.
Gjatë aksionit anti-drogë, u sekuestruan 3520 Euro, 805 gram heroinë, 6 celularë, një makinë, një taksi dhe një biçikletë. Ndërkohë, të arrestuarit akuzohen për krijim të organizatës kriminale dhe trafik të lëndëve narkotike.
s.a/dita
