Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po zhvillon një vizitë shtetërore dy ditore në Maltë me ftesë të Presidentes së Republikës së Maltës, Sh.S.Znj. Marie-Louise Coleiro Preca. Vizita e Presidentit Meta përkon me shënjimin e 45-Vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Maltës.
Presidenti Meta i shprehu homologes Coleiro Preca vlerësimin për mbështetjen e pakursyer që Malta i ka dhënë Shqipërisë në procesin e saj të integrimit evropian, duke kërkuar njëkohësisht mbështetjen ndaj një rekomandimi pozitiv të pritshëm të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ndërkohë, të dy presidentët konfirmuan angazhimin e ndërsjellë për të nxitur Qeveritë, institucionet e të dy vendeve dhe komunitetet respektive të biznesit, që të hulumtojnë dhe shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat e investimeve në sektorë strategjikë, si: turizmi, energjetika, infrastruktura, sektori financiar dhe teknologjisë së informacionit.
Presidenti Meta veçoi Teknologjinë e Informacionit si një tjetër mundësi bashkëpunimi konkret.
Duke u ndalur në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Meta përcolli mirënjohjen për mbështetjen e Maltës ndaj shtetit të Kosovës, dhe nënvizoi rëndësinë që ka liberalizimi i shpejtë i vizave për qytetarët saj, të cilët janë të vetmit që nuk përfitojnë ende viza për Shengen.
Në fund të takimit, Presidentët e të dy shteteve, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

s.a/dita

KA SHKUAR TE FSHEHE PARATE E MILIARDAT E VJEDHURA KOKE PALAREVE ….
Malta njihet vetem si lavatrice parash
Mos te ka ngelur ndonje llogari e harruar pa dashje