Taksa e rrugës: Kush e sulmon dhe kush e mbron Ramën në Kosovë

DITA Online

 

Vendimi i qeverisë shqiptare për vendosjen e taksës në “Rrugën e Kombit” ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë, qytetarët e së cilës e frekuentojnë ndjeshëm atë segment.

Ndër zërat e parë kritikë ishte ai i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili tha se do t’i kërkonte sqarime homologut shqiptar, Damian Gjiknuri.

“Sa i përket çmimit për taksën, në kuptimin afatshkurtër është i shtrenjtë. Kjo do të sillte rënien e remitencës në të dyja anët e kufirit, meqenëse Shqipërinë, kryesisht në verë e frekuentojnë çdo ditë shumë qytetarë të Kosovës. Është moskoordimin me qeverinë e Kosovës, për këtë arsye nuk e përkrahim. Me siguri që biznesi penalizohet”, tha Pal Lekaj që vjen nga radhët e AAK-së të Ramush Haradinajt.

Tepër aktivë dhe të ashpër në kundërshtinë e tyre janë shfaqur edhe deputetët e LDK-së, Arben Gashi, Ismet Beqiri e Haxhi Avdyli, të cilët iu drejtuan rrjeteve sociale për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Por nuk ka thjesht kritikë, ka dhe pak urrejtje nëse nisesh nga gjuha e ashpër.

“A skuqeni ndonjëherë? Nuk besoj, sepse për me u skuq duhet pasur fytyrë…”, shkruan Beqiri në Facebook.

Zafir Berisha që vjen nga radhët e partisë NISMA të Fatmir Limajt, kërkoi nga ekzekutivi kosovar, që të mos tregohet indiferent, por të ndërhyjë.

Në dallim nga LDK-ja dhe partitë e tjera, dy partitë me armiqësinë më të madhe, PDK e Vetëvendosje nuk kanë reaguar ndaj taksës duke zgjedhur heshtjen.

I vetmi nga të gjithë politikanët që i ka dalë krah Edi Ramës, është kryebashkiaku i Prishtinës, i shkëputur së fundi nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

“Në politikat publike, autostradat konsiderohen të mira gjysmëpublike”, ka shkruar Ahmeti në Twitter. “Dikush duhet të paguajë për mirëmbajtjen, ose të gjithë përmes taksave, ose vetëm ata që e përdorin përmes pagesës”, shtoi ai.

a.s/dita

Share This Article
12 Comments
  • ..ose të gjithë përmes taksave, ose vetëm ata që e përdorin përmes pagesës..
    Mundesi tjeter nuk ka.Ndoshta mund te vleresohej edhe e para,qe te paguhet nepermjet nje takse te vendosur kendej e andej kufirit dhe te quhej TAKSA e UNITETIT
    Pra edhe patriotizmi kushtokerka!!

  • Vetem nje idiot bjen dakort po e preke ne xhep.Dasht Zoti e e Rama e ben ate popull te lexoj cdo dite shtypin si dikur.Ai popull don ti fus ne kooperativa bujqsore, kllasa puntore te ndihmoj fshatin per cdo te diel ne aksion me goditje te perqendruar.Pas ushtris ti coj ne zbore e ne ceta partizane si dhe 30lek per dite pune.

  • Kosovaret jan nje popull qe e njofin mire Evropen. Ata kan pare ne te gjith vendet Evropeian se ne Autostrade dhe ne tunele ka Tra dhe pagese.
    Pra per shqiptaret e Kosoves nuk eshte nkjo nje befasi se at jan mesuar me keto ligje te sistemit.
    Ndryshe eshte per shqiperin Mem pasi nje pjese e mire nuk ka dale per te pare boten.
    Kemi kerkuar te behemi si Evrope ja keshtu behemi edhe ne.!

  • Rruga e kombit eshte nje rruge e hapur nga e para pra rruge e re
    Ska asgje po te jete me pagese e rendesishme eshte qe taksat te mos mbivendosen
    Ajo qe shqiptatet duhet te kundershtojne me force qe te mos kthehen me pagese jane rruget kombtare qe u zgjeruan dhe planifikojne ti bejne me pagese
    Psh tirane – durres
    Durres-fier
    Rrogozhine-qafe thane etjer
    Sepse rruga me pagese eshte alternative jo detyrim
    Pra tirane durres eshte rruge e detyrueshme dhe ekzistuese me emrin rruge shtetore kush don nje rruge me pagese tirane durres duhet te hape nje te re me emer “A autorruge”
    Me pagese mund te jete dhe tuneli i kerrabes kush nuk don te paguaj kalon per durres rrogozhine
    Pra rruget ekzistuese edhe pse jane zjeruar me dy apo tre kalime nuk duhet te jene me pagese sepse jane ekzistuese kush don rruge me pagese le te ndertoje nga e para pastaj jane me leverdi apo jo e gjykojne qytetaret

  • Nese taksa vilet per mirembajtjen e rruges.Cdo kundershtim asht i damshem dhe i pa pranushem.Vrejte mund te bahet ne lidhjen me vlere e takses me pretendimin pak ma pusht sec asht caktue.

  • Jetoj në një vend të Evropës Perëndimore. Lëviz gjithandej Evropës, me përjashtim Serbinë dhe gjithëkund paguaj taksë rruge. Nuk e di pse u dashka që nëpër Shqipëri të lëvizë pa paguar. Ata që Sulmojnë qeverinë shqiptare apo kryeministrin, janë njerës që ua ka ëndja qelepirin, për të mos thënë të pafytyrë e zhvatës!

  • Nuk e di nese u be nje prezantim i kesaj takse ne popull? Cfare aresyetimesh financiare u perdoren dhe si u justifikua cmimi prej 10 EUR??
    Sipas meje cmimi mund te ishte me i ulet psh 5 EUR. Ose i pershkallezuar ne vartesi te distances se pershkuar nga udhetuesi.

  • Ne Zvicer autostrada kushton 40 Fr. ne vit. Për mendimin tim pagesa duhet bërë vjetore , në të kundërtën do të humb Shqipëria. Shqiptarët e Kosovës do të udhëtojnë nga Maqedonia, ose pushimet do ti bejne ne Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *