“Spice Girls” rikthehen ndryshe

Dita

Rikthimi i grupit “Spice Girls” nëqoftëse mendoni se do të bëhet në ndonjë skenë madhështore, gaboheni! Rikthimi i tyre do të shihet në ekranin e madh të kinemasë.

Vajzat e grupit kanë hedhur idenë e një filmi, duke i huazuar zërin kukullave të animuara (Sporty Spice, Baby Spice, Scary Spice, Ginger Spice dhe Posh Spice), shkruan “Variety”.

Tema e filmit do të jetë “fuqia e vajzave”, temë kjo që e ka shoqëruar gjithmonë grupin. Në film çdo vajzë do të ketë një superfuqi, frymëzuar nga personaliteti i secilës prej tyre.

Sipas një burimi pranë grupit, filmi mendohet të prezantohet në mbarë botën, duke qenë se ato ende gëzojnë një popullaritet të jashtëzakonshëm.

Grupi “Spice Girls” u krijua në vitin 1994 dhe ka në përbërje: Victoria Beckham, Melanie Brown, Emma Bunton, Melanie Chisholm dhe Geri Halliwell.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *