Si ta kuptoni nëse fëmija juaj po përdor drogë?

Pranvera Kola

Droga përbën një rrezik madhor për adoleshentët. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se prindërit mund të ndihmojnë shumë për t’i mbrojtur ata nga ky kërcënim.

Janë evidentuar edhe një sërë shenjash kryesore të përdorimit të drogës në adoleshencë, të cilat po i detajojmë në vijim të shkrimit.

“Autoritetet e ISHP-së bëjnë me dije se duhet të dini që këto shenja, mund të jenë tregues edhe për probleme të tjera. Prindërit thjeshtë mund të venë re disa prej tyre, por nuk mund të pretendojmë vendosjen e diagnozës prej tyre. Për çdo dyshim mirë është konsultimi me specialistët përkatës”, shkruan Dita.

Duhet të dyshoni nëse fëmija juaj shfaq shenja të tilla, si :
• Mungesa të pajustifikuara, probleme me disiplinën.
• Rënie e motivimit, energjisë, vetë-disiplinës.
• Humbje të interesit për aktivitetet ku merrte pjesë më parë.
• Probleme me kujtesën afatshkurtër dhe afatgjatë.
• Probleme me vëmendjen, vështirësi për t’u përqendruar.
• Zemërim, agresivitet, irritueshmëri.
• Vrazhdësi, sjellje dhe qëndrime indiferente.
• Grindje në familje, konflikte me anëtarët e familjes.
• Zhdukje të parave dhe sendeve me vlerë.
• Ndryshim të shoqërisë, fshehje e shoqërisë së re.
• Pamje e pashëndetshme, sy të kuq.
• Ndryshime në mënyrën e veshjes.
• Probleme me rregullat brenda apo jashtë shkollës.
• Ndryshime në oreks.

Nëse dyshoni se fëmija juaj po përdor drogë, është mirë të ndiqni këto sugjerime praktike 

• Nuk duhet të mohohen dyshimet. Nëse dyshoni, duhet të veproni. Mohimi mund të jetë humbë e një kohë të vlefshme. Jeta e fëmijës mund të jetë në rrezik.
• Mësoni se cilat janë shenjat e përdorimit të drogës.
• Duhet të dini se ndëshkimi i adoleshentëve jo gjithmonë funksionon, pasi shumica e adoleshentëve rezulton të bëhen më të ashpër, rebelë apo agresivë.
• Përpiquni të identifikoni së bashku me fëmijën adoleshent mënyra më e mirë për ta luftuar këtë problem.
• Vendosni një sistem vlerash të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm në familje.
• Mundohuni të përdorni aftësi efektive të komunikimit, mundohuni të hapni linja të reja komunikimi, etj.
• Mundohuni të përqendroheni drejt të ardhmes dhe të gjeni mënyra që mund t’i ndihmojnë në të tashmen fëmijët tuaj.
• Së fundi, bëhuni të durueshëm. Lufta ndaj drogës, kërkon durim dhe qëndrueshmëri. Mos u dekurajoni nëse nuk arrini menjëherë rezultatet e pritura. Dashuria juaj e pakushtëzuar është një armë e fuqishme kundër drogës.

p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *