Mund të ikni kur të doni, por nuk do largoheni dot kurrë…

b.m.

Pas zbulimeve se pothuaj 50 milionë përdoruesve të Facebook në SHBA mund t’u jenë përdorur të dhënat pa dijeninë e tyre, përdoruesit po e braktisin rrjetin social më të madh në botë.

Por për Mark Skot, kryekorrespondent për teknologjinë në politico.eu shtrirja e tij globale e bën pothuaj të pamundur që njerëzit të shkëputen tërësisht nga Facebook. Pse?

Kjo, sepse shtrirja globale e kompanisë nuk është më e varur vetëm prej rrjetit social origjinal. Në vitet e fundit, ai ka ndërtuar ose blerë një sërë aplikacionesh të tjera celularësh, duke përfshirë Instagram dhe Facebook Messenger, të cilët janë bërë pjesë e infrastrukturës digjitale të jetës online të shumë njerëzve.

Facebook ka një marrëdhënie varësie mes platformave të veta. Nuk mund të shpëtosh pa përdorur një formë apo një tjetër të Facebookut – thotë Anja Bechmann, drejtore e Digital Footprints Research Group në Universitetin e Aarhusit, në Danimarkë.

Facebook është sot pronar i tre nga dhjetë aplikacionet më të përdorura, sipas comScore, ofrues i të dhënave.

Shtrirja e rrjetit social përtej aplikacioneve të veta nuk merr fund këtu.

Pothuaj 15 milionë faqe interneti gjithashtu i lejojnë njerëzit të regjistrohen në to përmes të dhënave të llogarive të tyre në Facebook, sipas SimilarTech, një kompani konsulence e marketingut digjital. Kjo e bën kompaninë një sistem identifikimi de facto për një pjesë të madhe të Rrjetit, ndërkohë që e ndihmon të mbledhë të dhëna për veprimtarinë e njerëzve në internet.

Shumë prej reklamave që shihni sot online, janë të ofruara nga Facebook.

Afro 1 miliard njerëz në të gjithë botën shohin rregullisht këto reklama të gjeneruara nga Facebook, sa herë që hyjnë në internet, sipas të dhënave të vetë kompanisë.

Ata që kanë braktisur Facebook ndoshta duhet të marrin ndonjë këshillë nga kënga “Hotel California” e Eagles: “You can check out of Facebook anytime you like, but you can never leave” (Mund të ikni kur të doni, por nuk do të mund të largoheni dot kurrë) – shkruan Skot.

Megjithatë, Skot paralajmëron se “kjo nuk do të thotë se gjurma digjitale gjigande e Facebook do të zgjasë përgjithmonë”.

Bota e korporatave është e mbushur me ata që dikur kanë qenë gjigandë, si Kodak apo Nokia, që u shndërruan në hije të vetvetes. Dhe që kur zbulimet për të dhënat e njerëzve në Facebook u bënë publike, kompania ka humbur pothuaj 60 miliard dollarë në vlerë tregu, pasi investitorët nisën të shqetësohen për të ardhmen afatgjatë të saj.

Por për politikanët që shfryjnë zemërimin ndaj abuzimeve të Facebook-ut me të dhënat, do të jetë detyrë e vështirë që t’i vënë fre pozicionit të rrjetit Facebook në të gjithë Rrjetin – shkruan ai.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *