Maqedonia dëbon një diplomat rus

Leda Hysa

 

Ministria e Jashtme e Maqedonisë bëri të ditur se ka dëbuar një diplomat rus, për shkak të rastit Skriptal.

“Ministria e Jashtme njofton se në konsultat me aleatët dhe partnerët nga BE dhe NATO dhe duke u solidarizuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore, është vendosur që të deportohet një diplomat i Federatës Ruse për shkak të rastit të helmimit të agjentit rus Sergej Skriptal”, informoi Ministria e Jashtme maqedonase.

Sipas saj, ky vendim është në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vienës të vitit 1961 për marrëdhënie diplomatike.

Në komunikatën e MPJ, më tej nënvizohet se përdorimi ilegal i armëve kimike ushtarake është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo ndikon në sigurinë e të gjitha vendeve.
Agjenti rus Sergej Skripal disa javë më parë u gjet i helmuar në Britaninë e Madhe.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *