Rritja e buxhetit është ZERO, Berisha dredhon me termat

editor

Në debatin e sotëm parlamentar për projekt-buxhetin e shtetit për vitin 2013, Berisha i mëshoi fort një shifre. Sipas tij, buxheti i shtetit është mëse dyfishuar në krahasim me 2005-ën, vitin e fundit të qeverimit socialist. “Faktet mbeten fakte, fjalët tuaja i merr era,” u tha ai deputetëve socialistë.

Po ç’thonë faktet? Sipas Ministrisë së Financave, buxheti i 2013-ës do të jetë në nivelin 28.5% të Produktit të Brendshëm Bruto. Po në vitin 2005 në ç’nivel ka qenë? Sipas Ministrisë së Financave, në vitin 2005, buxheti ka qenë po në nivelin 28.5% të Produktit të Brendshëm Bruto. Pra, rritja është ZERO!

Në botën demokratike, kur qeveritarët bëjnë krahasime për buxhetin, u referohen përqindjes së tij ndaj Produktit të Brendshëm Bruto. Në botë të tjera, u referohen vlerave nominale…

 

Share This Article
2 Comments
  • eshte nje nga rrenat e zakonshme te tij. por i hane nje pjese injorante qe ala e besojene. sa fatkeqesi, se e votojne dhe na marrin ne qeafe te gjitheve.

  • eshte nje nga rrenat e zakonshme te tij. por i hane nje pjese injorante qe ala e besojene. sa fatkeqesi, se e votojne dhe na marrin ne qeafe te gjitheve. nk e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *