613 kg kokainë/ Krimet e Rënda shpallin moskompetencën

Ornela

Dosja e sekuestrimit të 613 kg kokainë do t’i kalojë për hetim prokurorisë së Durrësit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda shpall moskompetencën e hetimit pasi dosja është regjistruar si trafik narkotikësh, dhe jo grup i strukturuar kriminal.

Me ndryshimet në ligj pritet që edhe 300 dosje të tjera t’u kalojnë prokurorive të rretheve.

Në fund të shkurtit u sekuestruan 613 kg kokainë, dhe për këtë është shpallur në kërkim pronari i firmës në emër të së cilës kishte ardhur ngarkesa, ndërsa pas hekurave janë drejtuesi i kamionit dhe menaxheri i firmës, “Arbi Garden”.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *