Basha paralajmëron reformë të brendshme në PD

Ornela

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar ndryshime të brendshme në PD. Në një takim me studentët e Shkencave Politike në selinë e PD-së, Basha ka thënë se do të bëjë reformë të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet.

Sistemi zgjedhor duhet ndryshuar në pikëpamjen time sepse ky që kemi ka dështuar, ka dështuar jo vetëm për zgjedhje të lira e të ndershme dhe që rezultatin e ndikon paraja, po se shumica e shqiptarëve nuk njohin më kush është deputeti që përfaqëson në Parlament, dhe që i shërben kryeministrit kur është në mazhorancë. Se si bëhet kjo me lista të hapura, sistem maxhoritar etj., çështje konsensusi mes forcave politike. Përsa i përket përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, PD do të kryejë reformë të brendshme që do të çojë konsultim më të gjerë dhe hapjen më të madhe për këdo që ka interes dhe kualifikime të shërbejë si kandidat për deputet të PD. Ajo që unë dua të shoh, është një PD me rregulla loje europiane që zbatohen në mënyrë europiane. Produkti që dua të shoh është njerëz të përkushtuar ndaj fateve të qytetarëve. Natyrisht sa më shumë të rinj dhe të reja”.

Ndërsa për kritikët, ai tha se i ka ftuar publikisht dhe individualisht që të bashkohen në këtë reformim. “I kam ftuar publikisht, individualisht në të gjitha format e mënyrat dhe festa është e sinqertë. Jam e bindur që PD do shkojë përmes bashkimit drejt një përgatitjeje për përballje vendimtare me të keqen që sundon sot vendin”.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Nuk behet reforme, ndryshim avansues me Salihu e Bashen e klanin Alibeja,Ristani,Paloka e te ngjashem,me mendatalitet politik negative per vendin dhe shtetin shqiptare,Pa nderrua program e qendrim pozitiv ndaj shqiptareve dhe Shqiperise.Uluni,folni shqip, folni per Shqiperine e shqiptarevet.Vetem keshtu largoheni nga genejshtrat recidive dhe perbaltja e popullit e shtetit tuaj.Vetem keshtu largoheni nga veprimet qe deri tash i kishit ne program e detyre mbi detyrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *