Si mund të funksionojë Qeveria e Kosovës pa Listën Serbe

Dita

PDK-AAK-Nisma-AKR dhe partive tjera të vogla, sot iu është larguar Lista Serbe.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka sqaruar për Gazetën Express, se çfarë ndodh kur nga koalicioni qeverisës largohet një subjekt politik.

Sipas tij, nëse ministrat e Listës Serbe largohen nga Qeveria, atëherë duhet të zëvendësohen me ministra të tjerë, po përfaqësues të komunitetit serb.

“Situatë tjetër është nëse Lista Serbe largohet prej Kuvendit. Nëse asnjëri prej kandidatëve për deputetë të këtij subjekti nuk e dëshiron postin e deputetit, atëherë ulëset e tyre ndahen te kandidatët e subjekteve tjera politike që kanë garuar në zgjedhje dhe janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb”, bën të ditur ai.

E rëndësishme, sipas tij, është që atyre t’iu ofrohet e drejta kushtetuese, më pas do të jetë në dorën e tyre shfrytëzimi i kësaj të drejte.

“Nëse këta ministra vijnë jashtë deputetëve të Listës Serbe, emërimi i ministrave të rinj patjetër duhet të bëhet në konsultim me këtë subjekt politik, pasi kërkohet miratim formal prej anës së tyre. Në të kundërtën vendet e tyre mund të mbesin vakant, por që në asnjë rrethanë kjo nuk nënkupton se Qeveria duhet të shpërndahet nëse nuk ka përfaqësim të komunitetit serb”, është shprehur Krasniqi.

Më herët për këtë situatë është shprehur edhe analisti politik Ramush Tahiri. Ai tha se Qeveria “Haradinaj” nuk do të rrëzohet nga pushteti edhe pas largimit të Listës Serbe nga koalicioni.

“Qeveria bie, nëse kryeministri jep dorëheqje, ose përmes mocionit, ku duhen 40 nënshkrimet pra 61 vota. Qeveria mund ta vazhdojë funksionin edhe pse s’i ka 61 vota, sepse thirret qeveri e pakicës. Nëse LDK-ja e VV-ja nuk i mbledhin 40 nënshkrime për ta rrëzuar qeverinë, atëherë ajo e vazhdon punën deri në fund të mandatit”, ka thënë Tahiri.

Vendimi për largimin e Listës serbe erdhi pas diskutimit që PDK-AAK-Nisma-AKR patën me presidentin serb Aleksander Vuçiç. Diskutimi erdhi nga arrestimi i Marko Gjuriçit, i cili  veproi kundërligjshëm, duke hyrë ilegalisht në veri të Mitrovicës.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *