Banka Botërore ka vendosur në tryezën e Qeverisë një paketë të gjerë rekomandimesh mbi masat që që duhen ndërmarrë për të zbutur krizën e rëndë që po kalon Shqipëria
Raporti, i cili analizon me hollësi 13 sektorët më prioritarë, konstaton që në fillim se ekonomia ndodhet në një situatë të vështirë dhe kërkon ndërhyrje afatshkurtra dhe afatgjata për të shmangur kolapsin. Pjesa e parë nis me situatën makroekonomike dhe atë fiskale “Kriza e vitit 2008 i dha fund modelit ekonomik të shqipërisë, i cili bazohej në konsumin e brendshëm,” nis raporti.
Sipas tij, edhe pse mundi të shmangë recesionin, Shqipëria u godit fortë nga kriza, që e ka zbritur rritjen ekonomike në nivelet më minimale. Ekspertët e bankës parashikojnë se kjo situatë krize do të vazhdojë të paktën edhe për tre vitet e ardhshme. “Kërkesa e brendshme ka qenë e dobët dhe me krizën e eurozonës që zgjat, rritja ekonomike e shqipërisë pritet të jetë rreth nivelit 2 për qind deri në vitin 2016″, konstatohet në dokument. Për këtë pjesë raporti jep dy rekomandime bazë. E para zhvendosjen e orientimit të ekonomisë nga kërkesa e brendshme tek eksporti dhe rekomandimi i dytë fokusimin tek konsolidimi fiskal dhe ulja e borxhit për shkak të rrezikut të lartë. Por borxhi publik nuk është kërcënimi i vetëm i ekonomisë sipas Bankës. Tashmë edhe sektori financiar ka rreziqe të larta që burojnë nga ngadalësimi i ekonomisë dhe rritja e kredive të pashlyera.
“Zgjidhja e kredive të këqija është cështja më e rëndësishme që duhet të adresohet nga autoritetet shqiptare” vërën raporti. Për sektorin financiar rekomandimet janë disa. Pikësëpari ekspertët rekomandojnë kryerjen e një simulimi të gjerë krize në fillim të vitit të ardhshëm ku të përfshihen të gjitha bankat dhe institucionet e tjera, për të evidentuar problemet potenciale të sistemit.
Po kështu ata kërkojnë ndryshimin e e taksimit për kreditë e këqija, forcimin i procedurave gjyqësore për garancitë dhe ngritjen e një mekanizmi ligjor, që do të mundësonte ndërhyrjen me fonde të buxhetit nëse banka të caktuara do kenë nevojë kapital. Sektorët e tjerë në të cilin banka ndalet gjatë është ai i mbrojtjes sociale dhe sistemi i pensioneve. në të parin rekomandohet reformimi urgjent dhe forcimi i mbikqyrjes për skemën e ndihmës ekonomike dhe atë që asiston personat me aftësi të kufizuara për të ulur abuzimet.
Ndërsa për skemën e pensioneve banka i kërkon Qeverisë që lidh më shumë kontributet me përfimin për ta bërë skemën më tërheqëse, të zëvendësoje pensionet e fshatit me pensione sociale me tavan dhe të rrisë moshën për gratë duke e barazuar atë me burrat – raporton TCH.

Berisha demokrati http://www.youtube.com/watch?v=NbRz4QZWtPY
Kafsha na ka futur ne grope
E GJITH CETA E TE PA SHPIRTEVE PO kALON TE SPITALI 5.KRIMET E BERISHIZMIN NUK KAN KRAHASIM.
ky njeri eshte tradhtar dhe sabotator. Ky ngaterron urrejtjen qe ka me Edi Ramen me Shqioperine te tere. ky i ka vene flaken ekonomise se vendit dhe shpreson qe shqiptaret te rikthehen tek ky pas ca muajsh. KURRE O QELBESIRE E URRYER
Duhet rihapur spitali i te cmendurve ne Vlore, enkas per mostren OMGJ Sali.
e mbani nga elbasani se ne vlore kemi frike se ben na nje rekord te ri ne notim,me inatin qe ka,mund te perfundoje ne itali
Dita je gazeta me e pa arritsheme,me trime ,e palekundur e palodhur ne sherbim te ketij populli,qe lexon me nje fryme shkrimet dhe analizat e Tua plote vertetesi dhe sarkazem te pa pare.
Te uroj shendet e force per te miren e popullit shqiptar.
Nuk e ve aspak ne dyshim qe nje audit serioz nderkombetar do te evidentoje gropen e llahtarshme financiare te sali karabushit. Por e verteta mortore financiare do te thotè njëkohësisht dhe fundi i ëndrrës tone rilindase?! Mos rama kérkon te na pergatise per té degjuar ketë té dytën d.m.th fundin e ëndrrës? E tmerrëshme!
O Pellumb! Mos na u hiq shume universal. Me duket se te vjen keq qe Saliu jo mund, por do ta pesoje domosdoshmerisht si Sanaderi! Me korigjo po nuk e thashe mire emrin e atij te Kroacise qe eshte ne hije. Ti, duke te lexuar dhe ne nje faqe tjeter per emrimet e reja, kryesisht per postin e ministrit te mbrojtjes, dukesh qarte qe je ne mos nje berishist i fshehur, patjeter nje antiram i devotshem. Sipas mendimit apo pikpamjes tende “gjeniale” dueht mbajtur e fshehete gropa mortore e krijuar nga ish presidenti dhe miku yt?!
Dita eshte data 2 dhe ne administrate nuk jane dhene ende rrogat. Mashtrojne duke thene po behet nje sistem i ri te Thesari. As pensionet nuk jane dhene; Thone “po kalkulohet rritja”. Bie ere falimentimi i rende fare
Hesapet i lan gjyqi pa kurfar kompromisi ! Atje te japin llogari e te vjellin cfar kan gatuar cfar kan ngren e ckan mashtruar !Aspak mos ju vi cudi me kto qe lexojm te gjindemi perpara ndonje gremine te papritur e tja fusin qeveris se re !Vetem prangat si ne Kroaci do qetesojn kte popull ! Mos ardheshin dit te tilla si te greqis qe me rrena e mashtrime ariten ne kte katandi !Kto dit po i behet gjygji ish ministrit te mbrojtjes qe kish shanse te behej edhe kryeminister ne ate koh ! Vjedhjet e tij monstruoze jan rrenqethese ! Shifra te pa para ! E tani si krimb akoma hesht dhe mundohet tja hedh bashk shokeve te tij…. Jam i sigurt qe po kto do shohim edhe ne shqiperi po kaloi kjo “shosh “,por shum rezerva kam per kte shpres ! Shqiptaret e paguan nje her ne 97 e mos ju vi cudi te gjinden perpara ndonje te papriture kur te zbardhet e verteta nga verifikimi qe do bejn asnjanesit !
Përpara 4 vjetësh një juriste mike e imja me vështirësi arriti të tërheqë nga një bankë serioze kursimet e saj dhe në fund vetëm pas disa ndërhyrjesh arriti ti merrte ato.Ajo më bëri të.ditur se diçka jo e mirë do vinte për ekonominë tonë përderisa Saliu perzuri FMN. dhe po zbrazte kursimet e shqiptarëve.Dhe kjo i ka ndodhur dhe vjehrrit tim i cili ka më shumë se dy vjet që kërkon të tërheqë kursimet e tij rreth 7000000 të reja të mbyllura këto në bono thesari.Por akoma dhe sot nuk i ka marrë ato por e gënjejnë se gjoja duhen mbledhje bordeve,leje firma.e.lloj lloj mashtrimesh.
Këtë skandal shumë shpejt do ta dëgjojmë dhe janë kursimet,taksat, pagat ,papunësia të cilat do shkatërrohen nga kolapsi piramidal bankar.
Uroj me gjithë shpirt që asgjë e tillë mos të ndodhë,sepse çdo gjë bie në kurrizin e shtresave të mesme e të varfra.
E MBANI MEND MBRETIN ZOG?
Deshmitarit okular! Zakònisht anonimeve nuk ju pergjigjem megjithese tashme e di kush je. Megjithése nuk e meriton per “lidhjen e shkurtér” qe bën ne gjykim mere vesh:berishizmin e urrej si teori ,si veprim si moral politik. Per ramen kam shume rezerva nisur nga libri i tij “refleksione-1994” ku ai pa asnje ekuivok e quan luftén antifashiste nacional-çlirimtare “lufte civile” dhe mandej kerkon daljen jashte ligjit te partise socialiste (deligjitimimin) per shkak te prejardhjes kriminale nga ppsh. Me e keqja eshte se asnjehere nuk ka shprehur pendese per ato qe ka thene ne kete liber… Ne librin ne fjale ka dhe plot ide té tjera te ngjarjeve historike te para ne kendveshtrime qe jane kunder bindjeve te mija te majta etj. N.q.s i kerkòni pikpamjet e rames nga libri me shkruani dhe ja u dergoj te cituara me besnikeri. Fjala “antirame” e perdorur nga ju nuk eshte korrekte plus nje faré toni komentues krekosës. Nuk jam antirame. Kritik jam dhe do te jem madje i ashper. Babai,xhaxhai ,gjyshi im,vjerri etj.luftuan kunder fashizmit madje deri ne vishegrad dhe nuk bene lufte me fshataret e vet siç thote rama. Kaq njehere per njehere sidoqe ju mund te shfrytezòni anonimatin per te mbjelle mjegull rreth meje … Por jam mesuar me lufte sidomos me ate qe vjen nga prapaskena… Dhe zakonisht buzéqesh me friken… Kaq . Keto jane shkurt qendrimet e mija politike . Me qarte s’kane si thuhen. Te njejta do t’i kem dhe ne te ardhmen…pa dilemen se mos ndonje lideri politik i prishet oreksi !? Qofte dhe i majte ose i shtirur si i tille..!!!?
Të lumte “pëllumb zaimi”! Vonë e kam lexuar por pashë përgjigjen e nje njeriu me integritet. Kështu ke qënë gjithmone,i paepur per te luftuar me kedo qe gabon dhe pamvaresisht nëse eshtë i majte si ty apo i djathtë. Ky eshte tipi i njeriut me integritet. Te lumtë! Pleshtat sado te të pickojnë pleshta ngelen!
Më pëlqeu komenti juaj për pëllumbin “lufta dhe paqja”. Pellumbi shfaqet me emer dhe bindjet i thote hapur. Shume prej nesh nuk e bëjnë këte…!
Koleg i hapur dhe trim! Të lumte “pëllumb zaimi”! Vonë e kam lexuar por pashë përgjigjen e nje njeriu me integritet. Kështu ke qënë gjithmone,i paepur per te luftuar me kedo qe gabon dhe pamvaresisht nëse eshtë i majte si ty apo i djathtë. Ky eshte tipi i njeriut me integritet. Te lumtë! Pleshtat sado te të pickojnë pleshta ngelen!