Italia ndal Anglinë në tempullin e futbollit

DITA Online

 

Italia e Di Biagios ka arritur të ndalë Anglinë në “Wembley”, në një barazim 1-1, falë edhe ndihmës së teknologjisë, e cila i ‘dhuroi’ një penallti vetëm 3 minuta nga fundi i sfidës. Anglezët dominuan në pjesën e parë dhe arritën të gjejnë edhe golin, ndonëse mes kontestimeve të italianëve.

Arbitri vërshëllen për një faull për vendasit, në afërsi të zonës dhe fut dorë në xhep për të ndëshkuar Candrevën, por anglezët luajnë menjëherë topin dhe Lingard gjen Vardy-n në zonë, që dërgon topin në rrjetën e portës së Donnarummës.

Italianët tentuan reagimin, por edhe skuadra e Southgate nuk mbeti pas, duke sulmuar vazhdimisht me shpejtësi dhe vënë në rrezik portën e axurrëve.

Në minutën e 87’, Chiesa futet në zonë dhe pengohet nga Tarkowski, ndërsa gjyqtari Denis Aytekin, pasi konsultohet me VAR-in, akordon 11-metërsh për italianët.

Penalltinë e ekzekuton Insigne, që e dërgon topin në rrjetë dhe barazon rezultatin.

Anglia tenton të shënojë golin e fitores, në minutat e mbetura, por nuk ka fuqinë e duhur për të çarë mbrojtjen italiane, duke bërë që takimi të mbyllet në barazim 1-1.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *