Pas debateve të shumta dhe reagimeve nga opinioni publik për fushatën e komunitetit të LGBTI në gjimnazet e Tiranës kjo fushatë ka ndaluar, por megjithatë ky komunitet hedh një tjetër hap, duke “pushtuar parlamentin”.
Organizatat LGBTI në Shqipëri, organizojnë Forumin e Shoqërisë Civile për personat LGBTI.
Në një njoftim për mediat, thuhet se takimi do të zhvillimet në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, salla kati IV, ditën e premte, datë 6 Prill 2018, ora 09:30-13:30.
Gjithashtu thuhet se pjesëmarrës në këtë forum do të jenë deputetët, përfaqësues të partive politike, personat e intervistuar dhe që kanë qenë pjesë e studimit, përfaqësues dhe aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues diplomatikë dhe të institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të programit te përbashkët të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Evropian “Struktura Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë“, veprimi parandalimi dhe mbrojtja nga diskriminimi bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor në Shqipëri, në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Open Mind Spectrum Albania (OMSA), Instituti Victory ne Washington D.C. dhe organizatat LGBTI në Shqipëri, organizojnë Forumin e Shoqërisë Civile për personat LGBTI.
Pas përfundimit të hulumtimit “Pjesëmarrja politike e personave LGBTI në Shqipëri”, në të cilin kanë marrë pjesë partitë politike shqiptare, forumet rinore dhe shoqëria civile, në forum do të bëhet prezantimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të këtij studimi.
Pjesëmarrës në këtë forum do të jenë deputetët, përfaqësues të partive politike, personat e intervistuar dhe që kanë qenë pjesë e studimit, përfaqësues dhe aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues diplomatikë dhe të institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.
Në këtë forum na nderojmë me pjesëmarrjen dhe do të përshëndesin Znj. Vasilika Hysi, Zëvendëskryetare e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Senida Mesi, Zëvendëskryeministre e Shqipërisë (TBC), Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (TBC), Z. Claus Neukirch, Përfaqësues Resident i Këshillit të Evropës, Z. Donald Lu, Ambasadori i SHBA në Shqipëri (TBC), përfaqësues të Parlamentit europian Z. Danile Viotti, bashkë – President i Intergrupit për të drejtat LGBTI në Parlamentin Europian, Z. Jose A. Santoro Estevez, Partia e Socialistëve Europian (PES) Këshilltar LGBTI.
Duke vlerësuar rolin e parlamentarëve në hartimin dhe monitorimin e politikave dhe në parandalimin e diskriminimit ndaj komunitetit LGBTI, ju ftojmë të bashkëbisedojmë së bashku në këtë forum. Ne do të vlerësonim mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë fushë. Forumi do të hapë për herë të parë një dialog më të gjerë midis politikanëve dhe komunitetit LGBTI në Shqipëri.
Takimi do të zhvillimet në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, salla kati IV, ditën e premte, datë 6 Prill 2018, ora 09:30-13:30.
Ju lutem, gjeni të bashkangjitur ftesën dhe axhendën e aktivitetit.
Ju lutemi, për shkak se aktiviteti zhvillohet në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, në bazë të rregullave të protokollit, duhet konfirmimi juaj sa me shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të dërgohet lista emërore në selinë e Kuvendit.
l.h/ dita

Çfare kerkojne nuk e kuptoj! Mesa di une parlamenti ka kaluar nje ligj i cili u jep mundesi komunitetit LGBT te punesohen ne administrate si te hetroseksualet e te tjere.
Nqs ky komunotet kerkon hapsira punesimi pertej menyrave te rekrutimit mbi baza merite atehere per shkak te pretendimit “se ndihen te diskriminuar” atehere kjo gje mua nuk me duket e drejte. Kjo persa i perket administrates publike, ne privat shteti nuk mund te nderhyje. Kjo pjese eshte zgjidhje e sipermaresit. Ne sfera te tjera nuk shoh diskriminim, bile eshte ky komunitet qe u imponohet pjeses tjeter te shoqerise me parada e tubime pa kuptim.
Nuk jam homofob ashtu si pjesa me e madhe e shqiptareve mendoj. Thejesht mendoj se si une dhe nje pjese te madhe qytetaresh, jane indiferente dhe nuk u intereson orjentimi seksual i tyre, por me dy gjera nuk jam fare dakort!
E para biresimi i femijeve prej çiftesh homoseksuale dhe e dyta martesat e tyre ne Kishe.
Nqs perpjekjet e tyre per protagonizem dhe vemendje kane prapaskena fondesh financjare nga shoqatat e ngjajshme ne bote atehere kjo eshte tjeter çeshtje.
Ah Enver Hoxha ,paske qene ilac ,por sti kemi ditur vlerat,,,,,,,,,,
Statistikat ne BE jane shume te larte per sa i perket divorceve, femijeve qe jetojne vetem me nje prind, cifteve pa femije, numrit katastrofik te ulet te lindjeve, dhe persona e qe vdesin vetem. Detyrimisht dhe femijet evropjane riprodhojne kete skeme se nuk kane asnje shembull tjeter