Erkand Qerimaj nuk do të ketë mundësi që të garojë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.
Sportisti shqiptar, pas vizitave të kryera nga mjekë të huaj në atë vend, rezultoi me infeksion në tendinat e të dy gjunjëve të tij. Erkand Qerimaj do të garonte në këtë Evropian ditën e enjte, së bashku me Daniel Godellin në peshën deri në 77 kg.
Ndërkaq, ditën e martë garoi një tjetër peshëngritës shqiptar, Romario Avdiraj, në peshën deri në 62 kg. Avdiraj u rendit i 8 në shkëputje me 110 kg, por u tërhoq në stilin e shtytjes.
Sot do të garojnë Briken Calja dhe Arbër Çerçizi, në peshën deri në 69 kg.

Nje kurve ne konvikt,i ben te gjitha kurva.
Ky eshte ligji i infexionit te mikrobit.Ne fillim vjen JEHONA E REZULTATEVE TE LARTA,te filanit,qe nuk eshte me i mire se ti.Medaljet dhe shperblimet e filanit,qe deri dje stervitej me ty,sot eshte boss ne Greqi.Edhe kinezet nuk jane supermena,por perdorin doping qe nuk kapet.Hajt ta perdorim dhe ne.
Ne kete menyre DOGJEN perfundimisht nje brez te tere kampionesh shqiptare,qe e filluan stervitjen me vetmohim qe femije 25 vjet me pare.Perfasqesues i tyre me i denje,eshte Erkand Qerimaj.I shkaterruan,,i cuan dem 25 vitet me te bukur te jetes,I DOPUAN ME METODEN SHEH RRUSHI RRUSHIN DHE KALBET.