A do rrëzohet qeveria e Kosovës? Flet Vuçiç

Leda Hysa

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për televizionin serb pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini e cila shkoi urgjentisht në Beograd pas arrestimit të Gjuriç në Mitrovicë, ka thënë se “Lista Serbe” do të mbetet në opozitë dhe se Qeveria e Kosovës nuk do të rrëzohet.

Sipas saj, “Lista Serbe” duke qëndruar në opozitë do të luftojë për serbët në Kosovë ndërsa do të marrë ndihmë për këtë nga shteti i Serbisë.

Ndërkohë që Vuçiç ka thënë se përveç takimit me Mogherinin, ka folur në telefon edhe me Ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit Wess Mitchel.

“Nuk mendojmë që Qeveria në Prishtinë do të bjerë. Nuk do të bjerë pasi kur është puna të bëhen kundër serbëve, të gjithë shqiptarët do të bëhen bashkë, për dallim nga serbët të cilët asnjëherë nuk do të bashkohen pasi nuk u vjen keq për Gjuriçin, e as për Vuçiçin në Srebrenicë, e as nuk u vjen rëndë për diçka të tillë”– ka thënë ai.

Vuçiç pas këtij takimi nuk ka komentuar faktin që Lista Srpska ka paralajmëruar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe njëanshëm më 20 prill, raporton Express.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *