Tare fton për bashkëpunim ekspertët në menaxhimin bregdetar

anazapta

Menaxhimi bregdetar dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore janë dy sektorë që pritet të njohin ndryshime rrënjësore gjatë qeverisjes së socialistëve. Por për të bërë të mundura reformat në këto fusha me rëndësi për vendin, deputeti aktual, Auron Tare, thekson domosdoshmërinë e eksperiencës. Në një postim në Facebook, ai fton të gjithë personat që kanë eksperiencë në fushat që lidhen me menaxhimin bregdetar, trashëgiminë kulturore, por dhe zhvillimin e territorit dhe të pronës, që të komunikojnë me të me email.

“Të dashur miq, kush ka eksperiencë në këto fusha të më dërgojë një e-mail. Menaxhimi bregdetar; zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm; analiza e mjedisit; planet fizike dhe planet territoriale; ligji i mjedisit dhe pronës; trashëgimia kulturore dhe historike; biodiversiteti dhe mjedisi tokësor dhe detar; planifikimi rajonal dhe qeveria lokale, si dhe ngritja e kapaciteteve dhe edukimi i publikut”, shkruan Tare në adresën e tij në rrjetin social “Facebook”.

 

Share This Article
1 Comment
  • Vetem ne shoqeri Aksionere mundet te ndertohen Resorte,ashtu sic mundet te behet vertet turizem!Individe te vecante nuk kan force te investojne per nje turizem te pranueshem per te gjithe!Forca e ligjit,duhet te pastroje te gjitha ndertimet qe vertet nuk plotsojn kushtet per nje turizem cilesor!
    Gjoba te renda per te gjith ata qe kerkojn te ndotin ambjentin,ne teritorin ku behet turizem!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *