Balla inspekton banesën e dëmtuar: Të angazhohemi për t’i ndihmuar

Dita

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka parë nga afër banesën e Petrit Vrapit në Njësinë Administrative Papër, e cila ka pësuar dëmtime të mëdha dhe është bërë e pabanueshme për shkak të rrëshkitjeve të tokës.

Gjatë inspektimit, Balla i kërkoi banorëve të kësaj shtëpie që të largohen sa më parë nga banesa, pasi qëndrimi në të është i pamundur dhe i rrezikshëm. Ai i siguroi ato se do të fillojë sa më shpejt procedura për dëmshpërblimin.

“Së bashku me Kryetarin e Këshillit të Qarkut, Administratorin e zonës dhe zyrtarë të tjerë pamë nga afër gjendjen e kësaj familje, ndërsa kërkuam që sa më parë të jetë e mundur që kjo familje të largohet nga banesa dhe të strehohen tek të afërmit disa ditë, derisa t’u dërgohet një çadër dhe më pas të fillojnë procedurat e dëmshpërblimit. Kërkesa e tyre është të qëndrojnë pranë tokës, por në vlerësimin tonë kjo është një shtëpi e pabanueshme dhe e rrezikshme”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës, “e rëndësishme është që sidomos gruaja dhe fëmijët të mos qëndrojnë në banesë, dhe ne menjëherë do të angazhohemi për t’i ndihmuar”.

 

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *