Mbi Luginën e Preshevës, avionë luftarakë serb

Dita

Pas arrestimit të zyrtarit të lartë serb, Marko Gjuriç, nga Policia e Kosovës, Beogradi kundërpërgjigjet me ngritjen në fluturim të avionëve luftarakë mbi Luginën e Preshevës.

Banorë shqiptarë të kësaj lugine, që është pjesë e tërësisë territoriale të Serbisë, kanë dërguar në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel pamje të xhiruara në video, të avionëve luftarakë që fluturonin mbi kokat e tyre gjatë kësaj të mërkure.

Teknikisht, ngritja e avionëve luftarakë brenda territorit të Serbisë, është e drejtë legjitime. Por, duke u  nisur nga rrethanat dhe momenti në të cilën kryhet një veprim i tillë, lë vend për të dyshuar për një kundërpërgjigje nga ana e Serbisë, me synimin për të ushtruar presion ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Pa dyshim, edhe ky veprim shantazhi ndaj popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës, bënë pjesë në skenarin e shovinizmit serbo-rus. Mund të besohet me bazë se edhe ky veprim i çetnikëve të Beligradit, është pjesë e një objektivi të paracaktuar. Të detyroj popullatën shqiptare – shumicë në Luginën e Preshevës të shpërngulet apo të kërkoj ribashkim me Kosovën. Krejt kjo e kalkuluar deri në imtësi në kabinetin e gjeneralit Dikoviq, për ndarjen e Kosovës, duke i shkëputur asaj Veriun, si dhe për të krijuar rrethanat për vendosjen e kufirit Kosovë-Serbi, aty ku fillon pjesa veriore e qytetit të Mitrovicë- në lumin Ibër.
    Në kuadër të këtij kalkulimi janë: provokimi i çetnikut të përqyrrtë Gjuriq, si dhe dyndja e njësive të blinduara të ushtrisë serbijane, përfshirë këtu tanket M-84 dhe T-72, pranë vijës kufitare Kosovë-Serbi, në Rashkë, Merdarë, Tabëll, afër Preshevës dhe Bujanocës…
    Të gjitha këto veprime të shovinistëve serbo-rus, nuk janë ndonjë befasi për ne shqiptarët. “Befasia” kryesore të cilën nuk e kemi pritur, është mos reagimi i KFOR dhe Euleks, apo thënë edhe më troç mos reagimi i SHBA-ve dhe BE, pse jo edhe i KS të OKB-së, ndaj kërcënimit ndaj shqiptarëve, nëpërmjet vringëllimës me armë nga Beogradi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *