Kopshti i Edenit ekziston vërtet. Gjendet Cornwall në Britanisë së Madhe dhe janë dashur plot 270 milionë euro për ta realizuar.
Po flasim për “Eden Project“, një kompleks i pabesueshëm sera gjysmë-sferike në një gurore për të rikrijuar të gjithë botën bimore.

Një punë kolosale që sot strehon dy nga biosferat më të mëdha të botës. 135 mijë bimë dhe 4.500 specie të ndryshme kanë gjetur vend në një gurore të thellë 60 metra dhe të madhe sa 35 fusha futbolli.

Fale një sistemi inxhinierik dhe një sistemi ajrimi dhe kontrolli termi, brenda serës është riprodhuar biomasa mesdhetare dhe ajo tropikale.
Dhe rreth hemisferës prej xhami dhe çeliku është edhe një kopsht prej 13 hektarësh që strehon 1.890 lloje bimësh.

Projekti i ideua nga sipërmarrësi Tim Smit dhe ka firmën e arkitektit Nicholas Grimshaw. Puna nisi në vitin 1995 dhe inaugurimi duhej të bëhej në vitin 2001, por edhe sot në një “work in progress”.
Bileta e hyrjes kushton rreth 30 euro.





a.s/dita
