Një bankë e nivelit të dytë është grabitur në Librazhd, ngjarja ka ndodhur gjatë natës teksa autori ka hyrë brenda bankës dhe ka marrë një sasi lekësh.
Por ai i ka gëzuar vetëm për pak minuta, pasi u prangos gjatë ndjekjes nga policia.
I arrestuari është shtetasi Nuredin Sula, i njohur si person me precedentë penal dhe përdorues droge.
Ky shtetas para disa ditësh theu xhamin e një banke në zonë. Në tentativën e parë doli duarbosh, ndërsa në të dytën i gëzoi vetëm për pak paratë pasi u prangos.
l.h/ dita
