Një kamarier apo një mik?

Dita

Kush thotë se stafi i restorantit, pjesë e të cilit janë edhe kamarierët, duhet t’i bëjë “fresk” klientëve? Ata gjenden në restorant për t’ju shërbyer ushqimin, jo për të qenë miqtë tuaj më të mirë.

Në Francë, një kamarier me emrin Guillaume Rey u shkarkua nga restoranti “Vancouver” vetëm sepse u tregua i pasjellshëm, por ai e mohon diçka të tillë. Rey po përpiqet të argumentojë se në të vërtetë nuk u tregua i pasjellshëm, thjesht është kultura franceze e cila ka tendencën për të qenë më e drejtëpërdrejtë dhe më ekspresive.

Edhe pse nuk ka informacion të mjaftueshëm rreth çështjes, për të vendosur nëse mbrojtja e tij është thjesht një fasadë ose një argument i guximshëm, ky argument duket se nxjerr në pah dallime të rëndësishme kulturore. Sigurisht, gjuha është element i rëndësishëm i këtyre dallimeve, por pritshmëria e klientit është diçka tjetër: kur shkon në çfarëdolloj restoranti , përplasja me një kamarier të “ashpër” mund të jetë pjesë e eksperiencës suaj. Ju mund të përjetoni një frikë të paparë nga mundësia e përballjes me një fytyrë të vrenjtur, kur porosit një verë që nuk përkon me pjatën e servirur.

Por, kjo nuk do të thotë që medoemos do kalohet si “sprovë”. Ka edhe staf mikpritës të cilët janë të aftë të jenë përsosmërisht të këndshëm. Edhe nëqoftëse nuk ekziston një staf i tillë, nuk ka përse të shkaktojë zemërim: në fund të fundit, kamarieri gjendet aty thjesht për t’ju shërbyer ushqimin.

Përveç kësaj, miqësia e tepruar me stafin mikpritës mund të përfundojë duke qenë një eksperiencë e dhimbshme për të gjithë palët e përfshira. Konsumatorët presupozohet që shkojnë nëpër restorante për të komunikuar me personat me të cilët janë duke ngrënë, ndërsa kamarierët tashmë e kanë një punë të lodhshme: të të mbajturit pjata të rënda e përvëluese. Kështu që, nuk është se janë duke kërkuar dëshpërimisht për të bërë biseda përgjatë orarit të punës.

Dita vendosi ta sjellë në shqip këtë shkrim të shkurtër nga “The Guardian” për t’ju mundësuar një lloj krahasimi me kamarierët në Shqipëri. 

  • A mendoni se sjellja e një kamarieri mund të justifikohet me temperamentin e trashëguar kulturor?
  • Ju personalisht, keni hasur eksperienca që lënë për të dëshiruar me kamarierët, nëpër lokalet dhe restorantet e Shqipërisë?
  • Do ju parapëlqente një kamarier “mik” apo një që thjesht ushtron profesionin e tij?

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Do te doja thjesht kamariere qe bejne detyren e tyre. Jo, nuk me pelqen nje raport me i ngushte me kamarierin.
    Ne Shqiperi ka edhe kamariere te mire, por pergjithesisht kultura e sherbimit ka rruge te gjate perpara. Shembulli i fundit? Kamarieri qe kembengulte te hapte cadrat ne nje dite me diell, sepse “me ka urdheruar pronari”, ndonese klientet deshironin te merrnin diell!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *