Rama: Banorët e Kukësit nuk përjashtohen nga pagesa për Rrugën e Kombit

Leda Hysa

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se banorët e zonës që preken nga tarifa 5 Euro e Rrugës së Kombit, kryesisht qytetarët e Kukësit, nuk do të përjashtohen nga pagesa.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, shefi i qeverisë deklaroi se në asnjë vend nuk aplikohet standardi që banorët e zonës që preken më së shumti nga tarifa që duhet të paguajnë në rrugën ku kalojnë, të përjashtohen. Është pikërisht kjo kategori, theksoi Kryeministri, që përdor më së shumti Rrugën e Kombit dhe duhet të paguajë tarifën për këtë autostradë.

Megjithatë, sipas kontratës me koncesionarin, kompania e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit do t’i japë çdo vit 120 mijë Euro Bashkisë së qytetit. Këto para do të përdoren si kompensim ndaj transportit publik duke iu lehtësuar në këtë mënyrë barrën e tarifës në Rrugën e Kombit.

“Lidhur me banorët e zonës, nuk ekziston në asnjë vend një teori që përjashton banorët nga detyrimet, pasi ata janë përdoruesit. Në të ardhmen vihet pagesa e një rruge tjetër, le të themi Tiranë-Durrës. Si i bëhet? Gjithë banorët do përjashtohen? Nuk ndodh! Janë 120 mijë Euro që kompania i jep pushtetit vendor për t’i përdorur për të lehtësuar barrën duke hequr nga të gjithë ata që do përdorin transportin publik apo me privat, pra ata nuk kanë asnjë tarifë për të paguar dhe nuk ka asnjë barrë mbi këdo që do përdorë këtë transport. Pagesa e kompanisë për Bashkinë është që të gjithë operatorëve që japin këtë shërbim, kompenson dhe nuk i kërkon autobusit apo furgonit që të paguajë kur kalon“, deklaroi Kryeministri në Parlament.

l.h/ dita

Share This Article
11 Comments
  • Ne kete moment jam duke degjuar deputetin e Rilindjes Ervin Bushati i cili nder te tjera thote : ” Po pse me cfare do t’i ndrertojme ne rruget e tjera kombetare dhe rurale nese nuk veme taksa per kalimin ne rruge e bla bla bla”.
    Tani natyrshem lind pyetja : Po kur Edi yne tallej me shprehjen e famshme Rruge, Rruge, Rruge dhe ne IDIOTET duartrokisnim dhe brohorisnim si te marre, Ai Saliu SI I NDERTONTE pa keto TAKSA disafish qe jane sot, pa TARIFA dhe me akcize karburanti TRE HERE me te ulet sesa sot ?
    Deri kur do te vazhdojme te jemi popull qe Qeshim kur duhet te Qajme dhe Heshtim kur duhet te Ulerasim?

    • Socialmut qe vetem i ndershem nuk mund te jesh. Plus ke deficienca mendore qe te bejne fare qesharak ne blog. Saliu i ndertonte pa keto taksa??? A je i marre a te vret kepuca thone shkodranet. Vetem kostua e Rruges kombit 1.4 billion dollare e futi ekonomine shqiptare ne kolaps sepse pervec kostos marramendese shqiptaret duhet te paguanin per Salehun, Zenin qe te behej padron tangash, Lulashin etj. Rruget mirembahen dhe per mirembajtje duhet paguar. Kjo eshte e vertete ne gjithe boten. Vetem gjallesa si ty ne Albanistatn kerkojne rruge por sduan te paguajne.

      • O Dopio idiot. Nuk kam thene i ndertonte pa taksa POR i ndertonte me taksa dy-tre fish me te uleta se sot dhe i NDERTONTE. I ndertonte o idiot. Sot me me shume taksa nuk behet asgje, ndertohet HIC..
        Ti vazhdo jeten tende si idiot dhe vdis si qen i bindur i zpterise tend. Eshte e drejta jote.

    • E ndertoi me miliarda euro borxhe ne kurriz te te gjitheve. Pa meshire dhe me babezine me te madhe sepse kostoja e ndertimit eshte tre here me e larte se vendet e rajonit dhe cilesia eshte shume e ulet. Prandaj edhe thoshte rruge rruge rruge ai! Po kujt ja thoshte.

      • Por ama qe kostua ishte e larte dhe Nasha vodhi 200 milione na tha Rama, Balla dhe Tahiri dhe ne e besuam si qorra (ti vazhdon te besosh edhe sot)
        Po nese kjo ishte e vertete cfate beri Ripjella keto pese vjet. Perse nuk i coi ne prokurori. Apo i duhet ceshtja per te genjyer te genjyerit si puna jote.

        • O BOLE i ndershem ..tek kush prokuror ti conte tek tik llalla me cunat e tij?? Rrugen Tirane-Elbasan kush e denoncoi ne prok?? E degjove prokuroren e re kur deklaroi zyrtarisht : po shofim argumentat ligjore per ti rihapur keto ceshtje te ndjeshme ??? po gjykates per ti denuar kush do ti denonte ?? fatmira hajdari ,ardiana fullani, alaudin malaj ,besnik imeraj.shkelcim miri etj etj etj o lafshe k !!!! shko mer pall e mos fol pa lidhje thone koqevaret

  • Nje gje eshte e qarte sot.
    Rilindasit nuk mund te pranojne , bile j’u duket krim, qe ne Shqiperi te kete jo vetem socialiste te ndershem por edhe te mencur.
    Dhe mund te kene te drejte sepse te mencurit ose iken nga vendi ose e pane qe Parti Socialiste nuk ka me( u varros ne 2005) dhe hoqen perfundimisht dore .

    • socialisti i ndershem ti koke pjell e sali berishes qajo gropa e sali Berishes edhe nja 5 vjet se paku skeni me mujt syt mi qel depsuz

  • Kuksianet,tropojanet,etj. duhet te paguajne si gjithe qyte-
    taret e tjere te Shqiperise…..! Sigurisht, diferencim duhet
    te behet ne tarifat e kalimit per ne Tirane.
    Nje shembull: Sic me kane thene: banoret e Ishullit te
    “Staten Island” ,ne N/Y paguajne me pak se nje gjys bi-
    lete “toll” per hyrjen ne “Staten Island” permes ures “Ve-
    razano”. Por te gjithe duhet te paguajne,e perseris te di-
    ferencuar….!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *