Akuza: Këto janë katër ndeshjet që trukoi Skënderbeu

DITA Online

 

Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA ka marrë edhe zyrtarisht vendimin për dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut nga kupat e Europës, si dhe gjobitjen prej një milion eurosh, pas akuzave për trukim, duke lënë në fuqi pretencën e kërkuar nga inspektorët e saj.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 21 marsit të këtij Komisioni, ndërkohë që është bërë zyrtar vetëm këtë të enjte, edhe pse Skënderbeut dhe palëve të përfshira u është kërkuar që të mos e bëjnë publik.

Ndeshjet që kanë fundosur klubin korçar, të cilat janë parë si ndeshje të trukuara, janë 4 përballjet europiane të Skënderbeut.

Në këto takime nuk ka asnjë në kampionatin shqiptar, duke treguar kështu se manipulimet e rezultateve kanë ndodhur vetëm në Europë, shkruan “VipSport”.

Pjesë nga raporti.

1) Krusaders-Skënderbeu- Në mënyrë të përgjithshme, këto modele basti tërësisht anormale tregojnë se një periudhë specifike e ndeshjes ishte manipuluar, për të siguruar përfitime bastesh te korruptuara.

2) Dinamo Zagreb-Skënderbeu- Prova për të mbështetur këtë konkluzion është shumë e madhe, me baste shume dyshuese, Skënderbeu qëllimisht tentoi të jepte të paktën dy gola të vonë.

3) Sporting-Skënderbeu- Ka prova të konsiderueshme për të treguar se ka një përpjekje të organizuar për të gjeneruar përfitime bastesh te korruptuara nga kjo ndeshje. Asnjë justifikim nuk mund te provohet për bastin shumë të madh për Skënderbeun, të pësojë të paktën një gol të vonë në ndeshje dhe për të paktën 6 gola të shënuar në total.

4) Skënderbeu-Lokomotiva- Nuk ka faktorë mbështetës që mund të llogariten për modelet e bastit live shumë të dyshimta, të cilat janë parë për Skënderbeun të humbasë nga të paktën dy gola, dhe për të paktën 2 ose 3 gola të shënuar në total. Në mënyrë të përgjithshme, teoria e provave sugjeron se Skënderbeu manipuloi këtë ndeshje për të siguruar përfitime nga bastet e korruptuara në një skeme qe u ekzekutua në një mënyrë shumë të organizuar.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *