Ashtu siç kishte premtuar, nuk ka vonuar kundërsulmi rus pas solidarizimit të Perëndimit me Britaninë e Madhe në dëbimin e diplomatëve rusë, si kundërpërgjigje për implikimin e Moskës në helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Mbretërinë e Bashkuar.
Rusia njoftoi sot dëbimin e 60 diplomatëve amerikanë dhe mbylljen e konsullatës në Shën Peterburg.
Njoftimin e dha ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka theksuar se Rusia do të dëbojë të njëjtin numër diplomatësh si Shtetet e Bashkuara dhe shtoi se masat e reagimit “do të jenë simetrike dhe madje edhe më shumë”.
Më shumë se 20 vende kanë dëbuar përfaqësues të inteligjencës ruse, pasi Britania e Madhe akuzoi haptazi Moskën për përfshirje në helmimin me agjent nervor të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në 4 mars.
Fushatës ju bashkua edhe Shqipëria, e cila pasi thirri ambasadorin rus në Tiranë, urdhëroi largimin nga Shqipëria të dy diplomatëve, sekretarin e parë dhe atasheut ushtarak.
Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, reagoi pas këtij vendimi dhe kërkoi shpjegime se pse ishin bërë publikë emrat e diplomatëve të dëbuar.
a.s/dita

Gabim e ka Putini qe asht fute ne kete rruge.
Duhej te ishte tregue politikan e te mos futej ne stilin e KGB-s.
KUJT I PLAS?
Kur Rusia e Putinit sot eshte nje KARIKATURE ekonomike qe nuk prodhon pothuaj kurgje qe mund te shitet ne Bote me TVSH te larte dhe qe i shtyn ditet me ndihma kryesisht nga Gjermania qe e shkaterroi ne Luften e dyte boterore dhe qe pret nga SHBA gjuhejashte investime teknollogjike sic ndodhen ne Kinen Rufjane Komuniste te Liderave komunisteve miliardere, pasardhes te Kon Fucit qe i mesonte kinezet shume kohe me pare:
ARMIKUN VRITE ME PAMBUK, MIKUN MBAJE LARG DERES SE SHTEPISE
Fair enough.
Mire beri qe i deboi.Te akuzosh eshte kollaj te argumentosh me fakte rshte vlere morale.Gjithnje jemi bere mbeshtetes te atyre qe na shfrytezojne.