Pse nuk duhet vonuar trajtimi i një infeksioni seksualisht të transmetueshëm

Pranvera Kola

Pasojat e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm të pamjekuar mund të jenë mjaft serioze për shëndetin e burrave dhe të grave.

Tek meshkujt, këto infeksione shkaktojnë infeksion të fshikëzës urinare, të testikujve, të prostatës deri në qelbëzim.

Tek femrat shkaktojnë infeksione të fshikëzës urinare, inflamacione të uterusit dhe të tubave fallopiane së bashku me pasojat e tyre. Mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës, barrë jashtë mitre, etj.

Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik thonë se pamundësia për të lindur fëmijë, shpesh është pasojë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm të pamjekuar.

Gjithashtu, duhet të dini se një grua shtatzënë e infektuar mund t’ia kalojë infeksionin fëmijës së saj gjatë shtatzënisë apo lindjes.

Infeksioni mund të përhapet në organet e tjera duke dhënë qelbëzim të organeve të legenit.

Nëse keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm, kjo rrit mundësinë për t’u infektuar më lehtë me HIV-AIDS.

p.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *