“Fshehu emrat dhe dënimet”, dosja për Elvis Roshin shkon në gjykatë

DITA Online

 

Prokuroria e Tiranës ka dërguar sot në gjykatë dosjen hetimore ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi.

Ishte Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Enklid Gjini i cili dërgoi në gjykatë dosjen hetimore në ngarkim të shtetasit Rroshit, ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës.

Sipas organit të akuzës:

Shtetasi Elvis Rroshi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Në datë 09.06.2016 mbi bazën e akteve të ardhura nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar Procedimi Penal nr.4810 nr.4810, për veprën e mësipërme penale.

Shtetasit Elvis Rroshi i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritetet i huaj.

Subjekti i ligjit në fjalë, ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja.

Gjithashtu bë vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritetet zviceriane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion.

a.s/dita

Share This Article
5 Comments
  • as me ka interesuar ky Roshi i PS dhe ca sardele te tjera si ky qe po perdoren me variantin ‘SHUKRIU”.

    nese do vepronim me te njejten standard duhet te ishin ne banken e te akuzuarve;

    1-Shkelzen Berisha
    2-Luan Hoxha
    3-Ambasadori amerikan qe i dha vize Luan Hoxhes pasi ishte kercenuar me jete nga Shkelzeni dhe ky gjeneral ishte i denuar nga drejtesia
    .
    Thjesht i pandehuri NR3 duhet te pergjigjet

    a-mos kallximi i nje kercenimi terrorist.
    ,
    b-paisja me vize e Luan Hoxhes edhe pse ishte i denuar nga drejtesia shqiptare:

    MORALI:

    Kur Franca po denon alamet Sarkozie pse Amerika te mos denoje Arvizien ( i pandehuri nr3) qe ka bere shume here me teper faj ?…..

  • Skupi i rradhes qeveritar,..dy dit zgjat kjo histori,..cdo gje harrohet pastaj

    E rendesishme eshte te shitet lajmi Europjaneve

  • Elvis Roshi,kur ka kryer keto akte “kriminale” ,fallsifikim
    vulash,e vertetuar sic thuhet sepse te tjerat ,si droga ende nuk saktesohet pavaresisht zhurma “kozmike” e
    bandes pedeiste,ka qene ne moshen 17 vjec. Deri ketu
    besoj se lexuesi eshte i qarte lidhur me “kriminelin” Elvis
    Roshi.
    Tash po kalojme te Shkelzen Berisha,qe akuzohet direkt
    nga Izet Haxhia per droge dhe vetem per droge por ende
    jo per milionat e CEZ-it. Berisha plaku i ka dhene nder-
    kombetareve kete version te perifrazuar nga ana ime por
    duke i qendruar besnik idese se debutetit Berisha : djali im ishte ne moshen 17 vjec,i mitur dhe akuzohet nga nje
    i denuar nga “gjyqi” me 25 vjet burgim,dmth.Izeti dhe
    kush e denoi drejtesia me deshmine e Saliut per vrasjen
    e Azem Hajdarit,qe vete Berisha e vrau ate sipas Izetit,
    duke qene autori intelektual i kesaj vrasjeje. Shkojme me
    tej: parimisht thuhet se perpara ligjit te gjithe shtetasit e
    R.Shqioetise jane te barabarte. Por ne keto dy raste del se Elvis Roshi dhe Shkelzen Berisha nuk jane te barabar-
    te para ligjit. Sepse per Roshin faktet jane shume te zbe-
    ta,jane hamendesime te bandes pedeiste te gangove te
    Sali Berishes,ndersa per Shkelzen Berishen egzistojne
    milionat e CEZ-it te pevetesuara diten per diell me Kalajt,
    Fasllicet ,etj. Jane miliona,zoterinj,nuk i thone shaka ! Dhe vete Shkelzen Berisha me gojen plot ka deklaruar se
    ka paguar per nje vit ,ne mos gaboj 50 milion leke taksa !
    Si i ka paguar keto taksa ky zoteri pa i thene nje dite te
    vetme gjate gjithe jetes se tij ” miremengjez moj pune” ?!
    Konkluzioni : Ne se Roshi burgoset, Shkelzen Berishes
    i takon denimi kapital per nga lloji dhe madhesia e krime-
    ve qe ky bribon i ka shkaktuar shqiptareve …..!!!
    Shenim: me sinqeritetin me te madh sqaroj lexuesin se as e njoh dhe as kam per ta njohur mbase kurre Elvis Ro-
    shin dhe as Shkelzen Berishen dhe them me vete kam
    qene me fat qe s’i kam njohur njerez te tille te zhytur ne
    krime e hajni.

  • Sa per dijeni per alphade ,Rroshi pervec ketyre qe shkruhen ne kete pacavuren tende me emrin Dita dhe qe ti è mbron nuk duhet te harrosh qe i mori kushedi sa ha toke ne Spille per te gjithe fisin e tij dhe krushqine dhe ju me Ramen ne krye nuk folet asnje fjale por me paturpshmerine me te madhe ho vetem qe nuk i bete asnje kritike por dilni dhe i mbroni si Rroshin ashtu dhe kryetarin e rilindjes Kavaje Daja. Che thoni qe jeni per drejtesi . Kete quani drejtesi ju,luften dhe denimin e kundershtareve politik?

  • Shenim: Servet ! S’kam c’ti bej fanatizmit tend ,eshte nje
    “semundje” e pasherueshme. Une nuk mbroj Elvis Ro-
    shin por thjeshte krahasoj dy delikuente ndaj te cileve
    mbahen dy standarte sepse njeri eshte nje ish- 17 vjecar,
    idem si edhe tjetri por me nje dallim se njeri eshte nje qy-
    tar kavajas dhe tjetri e ka patur babane president,kryemi-
    nister dhe tash deputet dhe duke i patur “krahet e ngroh-
    ta” deri me sot nuk i ka hyre gjemb ne kembe dhe jo ve-
    tem kaq por karshilleku,kapadailleku dhe arroganca e ketij spurdhjaku jane te neveriteshme ! Ku ka tym s’eshte
    pa gje e jo me ku “tymi” i ketij briboni duket fare qarte mbi
    “catine” berishiane. Edhe qeroz,thone andej nga nahia ime, edhe fodull. Megjithate une kam besim te drejtesia e
    ardheshme dhe si une dhe Ti,zoti Servet,do te shohim se
    sa azgane do te jene keta zoterinj para gjyqit. Kam per-
    shtypjen se zotrote ,permes komentit qe lexova,je shume
    i nje anshem sepse nuk e permend fare Zenin dhe as thua se ku e ka gjetur gjithe ate jete luksoze qe ben pa i
    thene asnjehere ,e perseris, ” miremengjez moj pune e
    dashur” ! Valle mos e ke fis apo kanunor Zenin ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *