Sa pushtet ka Berisha në PD?

DITA Online

 

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, analisti Andi Bushati u shpreh se në Partinë Demokratike, pavarësisht se kryetar është Lulzim Basha, aty mbizotëron berishizmi.

“Teza ime është që në PD mbizotëron berishizimi.

Edhe Basha mund të jetë një politikan i keq, por fryma që ka në drejtimin e partisë është fryma berishiste. E vetmja gjë që kjo parti kishte mundësi të ndryshonte fytyrë ishte që të kalonte nga partia e liderit në një parti të procesit, dhe procesi të zgjidhte liderin e ri.

Dhe gara Basha-Olldashi, dhe zgjedhjen qesharake të Bashës ndaj Selamit, ku Berisha u bë promotor i shkatërrimit të procesit. Berisha në vitin 2013 bëri gjithçka që fluksi të shkonte te Basha dhe jo tek Olldashi. Berisha zgjodhi të transpaltojë modelin e tij te një kopje e tij e keqe. Berisha beson te një njeri i deleguar jo te procesi, dhe prandaj vjen dhe kjo sjellje e Berishës ndaj Bashës.

Unë mendoj se Berisha e ka kuptuar që ka gabuar me Bashën, por ai nuk beson se ka gabuar me delegimin e tij dhe prandaj nuk mund të kthehet Berisha, se dhe po shporri Bashën do na pjelli një Bashë të dytë”, u shpreh Andi Bushati.

Ndërkohë, për Ermal Hasimjan Berisha nuk ka ikur nga PD.

“Ai aty është. Mund të mos jetë kryetari i PD, por nëse nuk ka pushtet për të marrë vendime, ka pushtet për të bllokuar vendime”, tha Hasimja.

Ish-deputeti i PD, Keltis Kruja i përjashtuar nga listat e fundit për deputet të Partisë Demokratike tha se në 4 vite, PD e ka drejtuar kryetari i saj, Lulzim Basha.

“Po flasim për figurën e Berishës dhe çfarë ndikimi mund të ketë sot.

Lulzim Basha nuk u zgjodh për të qenë Sali Berisha, por për të qenë një udhëheqës i ri me parime europiane.

Nuk u zgjodh për të përfaqësuar modelin strikt të Berishës, sepse ne kishim Berishën aty. Në katër vjet, partinë e ka drejtuar Lulzim Basha.

Berishizmi është pjesë shumë e rëndësishëm e Partisë Demokratike. PD është drejtuar nga kryetari i saj zyrtar. Berishizmi nuk është vetëm në organet drejtuese, është një lloj teze që ne mund ta diskutojmë. Vendimet janë marrë nga kryetari i Partisë Demokratike”, tha Kruja.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Pa zhdukur Berishën dhe Berishizmin nuk ka jo PD të re ,por dhe asë edhe demokraci normale në shqipëri .Berishizmi është si sëmundja e murtajës në Shqipëri ,duhet pastruar e dizionfektuar vendi me lëndë degazue ,që të mos i përmendet as emri .

    Ky është një hitëler shqipëtar ,atë shkatrrim që ky kriminel i bëri shqipërisë është tragjedi me përmasa të frikshme ,të pa parashikueshme ,nuk ka ndodhur edhe me pushtuesit më gjakatar ,që kan pushtuar vendin.

  • Pa zhdukur Berishën dhe Berishizmin nuk ka jo PD të re ,por dhe asë edhe demokraci normale në shqipëri .Berishizmi është si sëmundja e murtajës në Shqipëri ,duhet pastruar e dizinfektuar vendi me lëndë degazue ,që të mos i përmendet as nam ,as nishan .

    Ky është një hitëler shqipëtar ,atë shkatrrim që ky kriminel i bëri shqipërisë është tragjedi me përmasa të frikshme ,të pa parashikueshme ,nuk ka ndodhur edhe me pushtuesit më gjakatar ,që kan pushtuar vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *