150 mijë shqiptarë janë bërë “italianë”

Ornela

Shqiptarët në Itali po marrin gjithnjë e më shumë nënshtetësinë e shtetit fqinj, dhe sipas të dhënave të Institutit italian të Statistikave, tashmë ka ndryshuar trendi, nuk bëhet fjalë për martesa me italianë për të marrë këtë dokument, por gjatësia në kohë e qëndrimit.

Vetëm në 2016-ën janë betuar për besnikëri ndaj Kushtetutës italiane 36.920 shqiptarë, thotë Istat. E gjitha kjo ka çuar në uljen e numrit të shqiptarëve me dokumentin e qëndrimit që është nën 450 mijë.

Më saktësisht, komuniteti shqiptar në Itali, me leje qëndrimi, është rritur nga viti në vit deri në fillim të 2013, kur kaloi gjysmë milioni, 502.546. Nga atëherë është vënë re një reduktim për të arritur në 441.838 persona në 1 janar 2017.

Pikërisht në të njëjtën periudhë të reduktimit të komunitetit shqiptar me leje qëndrimi, është rritur dhe numri i atyre që bëhen qytetarë italianë.

Shifrat e 2016-ës katërfishohen krahasuar me 2012 ku janë bërë italianë vetëm 9.493 shqiptarë. Nga viti në vit rritja ka qenë e pashmangshme.

Pra, referuar shifrave zyrtare deri në fund të 2016-ës numri gjithsej i shqiptarëve që kanë marrë nënshtetësinë italiane kalojnë 150 mijë persona.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Nuk eshte se ndryshon ndonje gje e madhe ngelesh gjithmone per ta i huaj.E keqja me e madhe eshte se kur vijme ne Shqiperi akoma ka nje pjese qe tha thone me perbuzje “refugjate” edhe pse ne ne nje forme apo tjeter sjellim kontribute ne Shqiperi me eurot qe shpenzojme.Te huaj ne Itali por si “huaj” dhe ne token tone.

    • I vertete si pohim edhe per ne pertej detit, letrat nuk vlejne shume derisa per ta je i huaj.
      Jeta emigrantit me letra s’eshte e njejte me. Ajo ndahet ne dy pjese, para emigrimit i perkiste njerezve dhe vendit tend. Pas emigrimit ndahet me dysh, midis vendit ku jeton dhe atdheut te origjines.

      • Vetem ne Itali nuk mund te qahesh per trajtim te diferencuar . Ketu trajtohet njelloj , si italiani , ashtu edhe çdo nenshtetas tjeter ish ekstrakomunitar . Trajtimi i shqiptareve ne Itali eshte me i mire se ne çdo vend tjeter te BE-se .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *