Entela Resuli
Njeriu gjithmonë ka qenë në luftë me plakjen. Në mos ta ndali atë, dëshiron ta vonoi sa më shumë. E kush nuk e donte rinin dhe freskinë?! Vitet e fundit me zhvillimin e kirurgjisë plastike, presioni ndaj rrudhave dhe jo vetëm është shtuar edhe më tepër.
Në panairin Work & Study që është duke u zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, na tërhoqën vëmendje disa vajza që jepnin këshilla bukurie.
Aty takuam një farmaciste që kishte nisur shkollën në degën e estetikës pranë “Tirana Esthetics & Style School”.
Iva Çaushaj kishte përfunduar fakultetin e Mjekësisë në degën e Farmacisë në vitin 2007. Pas dhjetë viteve punë mesa duket ajo kuptoi se duhet të bënte diçka tjetër, për t’u ndjerë më e plotësuar.
Estetika dhe e bukura e ka tërhequr gjithmonë ndaj filloi të studiojë pikërisht në këtë fushë.
Përveçse farmaciste, ajo shumë shpejt do të jetë edhe një estetiste me diplomë.
Fakulteti i parë e ndihmon shumë shkollën e dytë që Iva po ndjek, ndaj ajo ndihet komode në këtë drejtim.
“Estetika më jep kënaqësi në aspektin profesional. Gjatë gjithë viteve të punës në farmaci, pjesa e estetikës dhe e produkteve farmaceutike kozmetike ka ardhur gjithmonë e më shumë në rritje. Kështu që kam qenë gjithmonë e interesuar për këtë pjesë dhe i kam këshilluar më shumë pasion klientët.
Vendosa të ndjek një shkollë dy-vjeçare në degën e estetikës. Mendoj se ka një program që i shkon përshtat shkollave jashtë vendit, për sa i përket programit dhe lëndëve që zhvillohen aty,”- shprehet Iva e cila e reflekton në pamjen që estetika është terreni i saj. Edhe pse është nënë e dy fëmijëve, më i madhi 9 vjeç lëkura e saj të informon se kemi të bëjmë me një grua e cila kujdeset mjaftueshëm për pamjen e saj.
Defektet duhet t’i kurosh dhe jo t’i mbulosh!
Ajo dëshiron që me estetikën t’i japi një drejtim të ri vetes, por sigurisht duke qëndruar brenda fushës.
“Mendimi im është që profesionin ta çoj në një tjetër nivel në fushën e estetikës, pa e braktisur farmacinë. Kam si qëllim që të orientohem pak më tepër në pjesën e produkteve kozmetike dhe në mënyrën e duhur.
Në fakultetin e Farmacisë nuk është se përqendrohemi shumë në fushën e dermatologjisë, ndërsa në këtë shkollë ne i futemi më në thellësi dermatologjisë, kosmetologjisë që janë lëndët tona bazë”- tregon Çaushaj.
Ajo që duam më shumë të informohemi nga farmacistja e cila është në rrugë të mbarë për t’u bërë estetiste është se si të kujdesim për lëkurën.
Për Ivën, një tjetër problem është fakti që shumë njerëz, me thjesht preferojnë që t’i mbulojnë defektet e tyre se sa t’i kurojnë ato.
“E shoh që është një e metë e përgjithshme, madje edhe në ata persona që merren me estetikë. Ne nuk kemi në kulturë mirëmbajtjen e lëkurës. Vërej gjithmonë e më tepër që duam vetëm të jemi të bukur për të na parë të tjerët, duke harruar që duhet të ndihemi estetikisht bukur për veten tonë në radhë të parë”.
Po çfarë rëndësia ka radha, kur sytë e të tjerëve të vrasin dhe gjykojnë me tepër se sa sytë e tu. Ndaj për këtë arsye, një lustër mbi lëkurën e dëmtuar, të shpëton dhe të bën të dukesh interesante, të paktën për pak çast. Po pastaj?! Pasojat vijnë më vonë. Duhet të përballesh, jo vetëm me problemet e lëkurës, por edhe me ato dëmtime që i ke shkaktuar pa mëshirë.
Ushqimi, mirëmbajtja dhe aktiviteti fizik!
Iva është shumë e drejtpërdrejt në këtë pikë. Ajo na thotë se bukuria nuk fillon te kremi që përdorim, por tek diçka tjetër, e cila mesa duket është më e rëndësishme.
“Bukuria jonë fillon që nga mënyra se si ushqehemi. Lëkura jonë transmeton atë çka ne jemi brenda. Sikurse sytë tanë shprehin dhimbjen, stresin, gëzimin, ashtu edhe lëkura shpreh të gjitha abuzimet ose të mirat që ne ia bëjmë gjatë ditës ose gjatë ditëve,”- shprehet farmacistja e cila është duke ndjekur studimet për estetikë.
Madje për të, më shumë kujdes duhet t’i kushtosh anës së brendshme se sa të jashtme.
Stresi është një ndër armiqtë kryesor të shëndetit të njeriut, por sa ndikon ky i fundit në lëkurë, e pyes Ivën e cila është e rrethuar nga kureshtar të shumtë në stendën ku ajo po qëndron në këto ditë panairi
“Ndikon jashtëzakonisht! Ti mund të kryesh shumë mirë të gjitha detyrat e tjera, mund të ushqehesh mirë, të ushtrosh aktivitet fizik, por nëse je e stresuar dhe ke një dhimbje të brendshme, lëkura e transmeton menjëherë këtë”.

Për të dhënë disa këshilla bazikë, por shumë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës sonë, Iva është në dispozicion duke na thënë fjalinë e parë: Larja, larja e fytyrës në mëngjes dhe në darkë është e para gjë që duhet bërë. Nëse nuk ke bërë këtë, atëherë nuk ke asgjë në terezi me lëkurën tënde.
“Një gjë shumë e rëndësishme që të kuptohet është se, qelizat tona vazhdojnë punën edhe gjatë natës. Nuk është se kur flemë ne, fle edhe organizmi. Dëgjoj shumë vajza që thonë se e kam shumë mirë kremin hidratant të natës dhe më qëndron shumë mirë lëkura në mëngjes, ndërkohë që edhe dalin pa e larë fytyrën. Kjo është një gjë shumë e gabuar! Laje fytyrën, pastaj dil”.
Sipas saj larja është dhurata më e madhe që mund t’i bësh lëkurës tënde. Më pas vjen aktiviteti fizik, i cili ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut. Ushtrohu, do të kesh jo vetëm një trup të mirë, por edhe një lëkurë më të shëndetshme.
Pra, ushqimi, kujdesi dhe aktiviteti fizik janë tre gjërat bazike që duhet të këtë kujdes një njeriu kur bëhet fjalë për lëkurën. Por këto këshilla vlejnë për gjithçka, ndaj po pate një shëndet të mirë ke edhe një lëkurë gjithashtu të mirë.
Nëse ndërhyn në fytyrë kur je 30 vjeç, çfarë do t’i bësh kur të shkosh 60??
Një tjetër problem është neglizhenca për të marr informacion rreth tipit të lëkurës. Një konsultë me dermatologun, është e nevojshme për të kuptuar produktet që duhet të përdorësh.
“Mendoj se mungesa e informacionit është baza e moskujdesit ndaj lëkurës, por edhe ndaj neglizhencës për ta marr këtë informacion”.
Panairi është i mbushur plot me gjimnaziste të cilat kanë një tualet të rënduar. Shumë grimë apo pak gjatë ditës, e pyes Ivën duke parë rreth e rrotull.
“Idealja për një lëkurë është që ajo të qëndroi pa make-up. Nëse nuk e mbajmë dot, duhet të kujdesemi që të përzgjedhim make-up-in e duhur”.
Duke patur parasysh faktin që janë shtuar shumë operacionet plastike, ndërhyrjet në fytyrë, me forma nga më të ndryshmet, nuk kisha se si ta shmangia pyetjen: pro apo kundër operacioneve plastike?
“Ndërhyrjet plastike janë mirë që janë realisht dhe që janë zbuluar. Ka inestetizma të trupit apo të fytyrës të cilat njerëzve u krijojnë një komplekse dhe një mungesë të madhe vetëbesimi. Dhe këtu jam dakord të ndërhyhet
Ajo që nuk jam dakord është kur kemi të bëjmë me vajza apo gra që janë krejt normale dhe vetëm se kanë buzët pak të holla, duan t’i fryjnë. Apo kur u fillojnë rrudhat e para, duan t’i heqin dhe këto ndodhin në moshë fare të re, 25 -30 vjeç. Çfarë do të bëjnë këto vajza dhe gra kur të shkojnë 60?
Njeriu duhet të plaket bukur, me anë të mirëmbajtjes dhe trajtimeve, jo ndërhyrjeve të panevojshme”.


Laju e shperlaju sa te keputesh nga lodhja.Zbatoni te gjitha cfare shkruhet ma siper.Ama bukurin e ke nga trashigimia.E ke nga Geni.ADN.
Ke fukarenj qe nuk kan sapun dhe bukurin e kane te mahnitshme.Sa shume te pasur kane zgjedhur per jete bashkshortore sherbetoret.Apo fukarenjet.Qe kur i kane lare e veshe e mbathe per bukuri kane shendrit sikur kan ardhur nga qielli.
Perrallat jane te bukura per te gjithe,po nuk kane te bajne aspak me rrealitetin.
o vari leshte..dhe sapunin tani e bejne me kimikate kancerogjene
ne mengjes vetem shpelajeni fytyren, te pakten kete thote shkenca e fundit sepse ka nevoje te kurohet nga lyrat dhe lendet qe prodhon vete lekura
Duha te bej nje pyetje pse na dalin rrefe poshte sylle dhe si munde ti eqim me kushte shtepie