Papa Françesku është kthyer në qendrën e polemikave për komunitetin e krishterë, pas një interviste të publikuar në “La Repubblica” ku ai mohonte ekzistencën e ferrit gjatë një bisede me një gazetar.
Vatikani ka pranuar që Papa ka zhvilluar një takim me gazetarin, por mohon që artikulli i botuar të mërkurën nga La Repubblica të ketë cituar me saktësi fjalët e tij.
“Nuk citohen saktësisht fjalët e Papës”, theksohet në një deklaratë të Selisë së Shenjtë lidhur me shkrimin e Eugenio Scalfarit, bashkë-themelues i kësaj gazete. Artikulli u riprodhua i plotë nga mediat e tjera lokale dhe ngre pyetje rreth asaj se çka ndodh dhe ku shkojnë shpirtrat e njerëzve mëkatarë pas vdekjes, shkruan Dita.
“Nuk dënohen, ata që pendohen marrin faljen e Perëndisë (…), por ata që nuk pendohen dhe si rrjedhim nuk mund të falen, zhduken. Nuk ka ferr, ka zhdukje të shpirtrave mëkatarë”, është përgjigjur Papa, sipas gazetarit italian.
“Asnjë citim i artikullit të lartpërmendur nuk duhet të konsiderohet si një transkriptim besnik i fjalëve të Atit të Shenjtë”, pohoi Vatikani duke shtuar që Papa Francisco në të vërtetë u takua me Scalfarin, “por nuk i dha intervistë .”
Nuk është hera e parë që Eugenio Scalfari është i përfshirë në polemika për punën e tij gazetareske rreth Vatikanit. Në fund të vitit 2013, pas kritikave nga Selia e Shenjtë për transkriptimin e pasaktë të një interviste me Papën Françeskun, gazetari pranoi se zakonisht nuk regjistron dhe as mban shënime për intervistat e tij.
o.j/dita

Lukrecin e ka “zbuluar” i pari që na ka shpëtuar nga Ferri,. Unë ju shpëtoj edhe nga jeta e përtejme duke ju thënë: “Veproni me ndërgjegje dhe me respekt për njerëzit dhe kohën që jetoni. E nesërmja nuk është e askujt”.
Drinzi Bardhi
Deshiroj qe Papa te arrij ne njohjen e jetes ketu ku jemi ashtu si te pertej jetes qe mohon ekzistencen e ferrit.
Keshilloje qe Parrizi dhe Ferri ekzistojne ne gjithe jeten mbi toke me njeriun e gjalle e gjallesat e larmishme te planetit organike,qofshin bimore apo shtazore.
Kush jeton mire mbi kete Toke(bote) po gezon parrizin.Kush po jeton me vujtje e mundime po jeton ferrin.Ato qe perzihen me te mira dhe vuajtje jetojne burgatorin.
1-Shtresa e larte(Parrizi) pavarsisht arritjet.Me djerse apo pa djerese.
2-Shtresa e mesme(Burgatori) me mund e sakrifica.
3-Shtresa e braktisun(Ferri) me vujtje te pa shterrshem e te pa kufizume.
Papa ne vlersim.
Dorheqje apo shkarkim nga shenjtlleku ameshim.
Deklarata e Papes eshte shume llogjike per dike qe beson se ka jete pas vdekjes. Nuk do te kishte kuptim te kishte Ferr. Zoti, ne rast se ekziston, nuk do te merrej me ndeshkimin e “mikrobeve” qe popullojne planetin Toke. Po thjesht nuk do u jepte perjetesine. Pra nga balta kemi dale, ne balte do kthehemi.