Tjetër sukses për Ermal Metën

Ornela

Non mi avete fatto niente’, është kënga fituese e “Sanremo 2018” e cila e bëri të famshëm këngëtarin shqiptar Ermal Meta, i cili së bashku me Fabrizio Moro, do të përfaqësojnë Italinë ne ‘Eurovision’.

Ermal Meta ka fituar zemrat e italianëve, jo vetëm me muzikën që ai interpreton, por edhe me historinë e jetës së tij.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Ermal Meta ka ndarë me fansat historinë e jetës dhe rrugëtimin drejt Italisë.

Por në statusin e bërë publik, Ermali zbulon një tjetër arritje në karrierën e tij, ai do të nderohet nga kryebashkiaku i qytetit të Barit me çelësin e qytetit.

“Ishte viti 1994 dhe isha 13 vjeç, erdha në një qytet që nuk e njihja. Kam takuar njerëz që nuk i kisha parë kurrë më parë dhe dëgjoja një gjuhë që nuk e flisja.

“Mos merr ndonjë hap të gabuar”, i thosha vetes, gjithmonë shikoja këmbët e mia, dhe isha i kujdesshëm ku i vendosja. Mësova një gjuhë që nuk e dija dhe ngadalë fytyrat e të huajve u bënë miq. Qoshet e qytetit u bënë gjithnjë e më të njohura. Flisja pak, por ndjeja shumë.

Unë ecja duke parë këmbët e mia, e më dukej sikur në asfalt pasqyrohej qielli dhe vazhdimisht mendoja “çfarë do të bëhet me mua”? Atëherë hapat e mi një ditë u ndalën në dërrasat e drunjta dhe ngrita vështrimin. Isha në një skenë dhe dëgjova se ishte e vetmja gjë që doja të bëja, ky ishte i vetmi vend ku doja të isha.

E dija çfarë do të ndodhte me mua, kështu që fillova të fluturoja lart. Pas gjithë këtyre viteve qyteti i Barit më jep çelësat e tij dhe ndihem i nderuar dhe mirënjohës për t’i marrë ato. Ata nuk hapin dyer, por kujtimet e mia më të thella. Faleminderit shumë”, ka shkruar këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Bravo Ermal ,
    te enderosh eshte gjithmon bukur ,
    por akoma me bukur eshte te ndjekesh endren tende
    dhe realizohesh Brenda saj ,
    te arrish atje ku ke deshiruar te jesh ,
    ne planetin e bukur te muzikes .
    Shume suxsese amico .

  • BRAVO ERMAL TE GJITHE SHQIPTARET JANE KRENARE ME TY .. NA NDEROVE .. DHE VAZHDO KESHTU .. SHKO ME LART …. SE VETEM NDJEHEMI ME TE CIVILIZUAR … TI I TREGON ITALISE EUROPES ..QE KA SHQIPTARE INTILIGENTA DHE ME TALENT TE MADH .. SHQIPTARET NUK JAN ME TE HUMBURIT NE EUROPE SIC I LANE KOMUNISTA … TE MBYLLUR TE NDROJTUR ..TE HUMBUR .. NUK JANE ME PAK TE CIVILIZUAR SE EUROPA JO .. ON EST FIER DE TOI … MERCI DE PARIS …

  • Bravo Ermal e nuk dua te perseris cka thon me lart bashkatdhetaret e mi por dua te shpreh edhe respektin me nje bravo te madhe popullit Italian, per mbeshtetjen e Tij qe i cveshur nga paragjykime rraciste, jep ate cka meriton bashkatdhetareve tan e nuk esht her e par……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *