Elbasan/ Vajza e mitur përplaset nga treni

Dita

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan. Një vajzë e mitur, 12 vjeçe, është përplasur nga treni i pasagjerëve në Bradashesh.

E mitura po kthehej nga shkolla në momentin kur ndodhi aksidenti. Ajo ndodhet aktualisht e shtruar në spital dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, drejtuesi i trenit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *