Një autobus është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Bangkok të Tajlandës, dhe për pasojë kanë ndërruar jetë 20 persona.
Autobuzi transportonte punëtorë emigrantë drejt një fabrike, kur zjarri ka nisur brenda saj.
Sipas medieve të huaja zjarri është përhapur më pas me shpejtësi të madhe në të gjithë mjetin, duke i marrë jetën 20 personave.
Më 21 mars, një tjetër aksident i ngjashëm ka ndodhur. Një autobus humbi kontrollin duke rënë në një greminë në verilindje të vendit, duke vrarë 18 persona dhe duke plagosur 33 të tjerë.
s.a/dita
