Grabiste me armë karburantet, kapet i shumëkërkuari në Sarandë

Ornela

Policia e Sarandës ka bërë të mundur të vërë në pranga gjatë natës të shumëkërkuarin Shahin Abazi, 21 vjeç.

I arrestuari ishte shpallur në kërkim nga policia për grabitjen me armë të dy karburanteve dhe disa vjedhje të tjera, si markete e motorë.

I kërkuari po tentonte të ikte me autobus drejt Tiranës, por policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje të autobusit, dhe në aksin Sarandë-Gjirokastër ka ndërdyrë duke kapur 21-vjeçarin.

Mësohet se 21 vjeçari ka pranuar në polici grabitjen me armë në bashkëpunim, të dy karburanteve.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *