EKSKLUZIVE/ Pëllumb Xhufi: Përgjigje neofashistëve

Ornela

Nuk është kampi i Tepelenës që përfaqëson egërsinë e represionit komunist. U mundova t’i këshilloj të heqin dorë nga marrëzia për ta propaganduar këtë kamp të shfarosjes në masë, sepse Auschwitz, Mathausen, Dachau apo Birkinau ku janë asgjësuar e djegur në furrat naziste miliona hebrenj e antifashistë nga e gjithë bota, nuk e kanë shokun në asnjë vend të botës, e nuk e kanë as në Shqipëri

Historiani i njohur, Prof. Pëllumb Xhufi, iu përgjigjet akuzave që i janë bërë ditët e fundit se gjoja po mbron diktaturën komuniste dhe burgjet e saj. Pse ai ka kundërshtuar idenë e kthimit të burgut të Tepelenës si model të burgjeve të shfarosjes në masë në Shqipëri. Ku gabojnë kritikuesit e tij dhe a kemi nevojë për një ligj të dekomunistizimit…

– Zoti Xhufi ditët e fundit kemi parë disa reagime ndaj një deklarate tuaj ku thoni se keni lexuar raporte të CIA-s që i vlerësonin kushtet në kampin e Tepelenës si “jo të këqija”. Si qëndron e vërteta dhe çfarë është ky raport që ju përmendni?

-Shikoni, unë bëra një sqarim gjatë një emisioni televiziv, ku tema kryesore ishte e vërteta dhe mistifikimi i historisë dhe ku moderatori e preku problemin e kampit të Tepelenës, si një nga çështjet më të rrahura në shtypin e këtyre kohëve të fundit. Jo thjesht mbi bazën e dokumenteve të CIA-s, por edhe të shumë dokumenteve të tjera, përfshirë atyre të UDB-së jugosllave si dhe të një literature jo të vogël që më ka rënë rasti të lexoj, unë u përpoqa të tregoj disa të vërteta për kapin e izolimit të Tepelenës.

Nuk më shtynë rrëfimet e ndonjë prej personave që kanë vuajtur në atë kamp, sa entuziazmi pranveror me të cilin ndonjë institucion, si Ministria e Kulturës apo Bashkia e Tepelenës, kanë përqafuar projektin për kthimin në një qendër muzeale të këtij kampi, të cilin ideatorët e projektit janë duke e propaganduar si “Aushvici shqiptar” dhe si “një kamp i shfarosjes në masë”.

U përpoqa t’u them pikërisht ideatorëve të interesuar të projektit dhe pushtetarëve të paditur që kanë marrë përsipër ta financojnë atë, se nuk është kampi i Tepelenës që përfaqëson egërsinë e represionit komunist. U mundova t’i këshilloj të heqin dorë nga marrëzia për ta propaganduar këtë kamp të shfarosjes në masë, sepse Auschwitz, Mathausen, Dachau apo Birkinau ku janë asgjësuar e djegur në furrat naziste miliona hebrej e antifashistë nga e gjithë bota, nuk e kanë shokun në asnjë vend të botës, e nuk e kanë as në Shqipëri.

Unë e kuptoj që ideatorët e projektit nuk i ha shumë meraku për vërtetësinë historike dhe se një krahasim i tillë bëhet me qëllimin e kuptueshëm për të siguruar financimin e projektit nga donatorë të huaj. Por, për një çast edhe ata duhet ta mbledhin veten e duhet ta kuptojnë, se duke vepruar kështu i bëjnë dhunë të vërtetës historike duke hedhur baltë mbi popullin e tyre, duke fyer gjithashtu popuj të tjerë, që e kanë pësuar më së shumti mbi lëkurë “leksionin nazist të Auschëitz-it”.

-Çfarë përfaqëson, sipas jush, kampi i Tepelenës?

– Atëherë, në vitin 1949, regjimi i Tiranës përshtati si kamp izolimi kazermat e dikurshme të ushtrisë italiane buzë lumit Bënça, në Tepelenë. Kazermat, siç e thonë dokumentet amerikane, por siç i kam njohur edhe unë në fund të viteve 1970, ishin dy apo më shumë ndërtesa të gjata simetrike, ndërtuar me material të fortë (tulla) e të suvatuara. Në këto kazerma u sollën një numër i madh familjesh të të arratisurve politikë në vitet gjatë e pas Luftës II Botërore.

Ishte koha, kur regjimi i Titos, në bashkëpunim me shërbimet e disa vendeve të perëndimit, i organizoi dhe i armatosi të arratisurit shqiptarë, duke i dërguar nga territori jugosllav për të kryer aksione të armatosura në Shqipëri. Në vitet 1948-1953 janë vrarë nga këto banda më shumë se dy mijë ushtarë e oficerë, funksionarë partie, nëpunës, mësues e deri edhe gra e vajza që ishin përfshirë në jetën aktive për rindërtimin e vendit. Gjatë luftës, një pjesë e mirë e anëtarëve të këtyre bandave kishin qenë anëtarë të formacioneve fashiste e naziste.

Për vite me radhë, në Itali e gjetkë ata ishin mbajtur në kampe përqendrimi nga aleatët. Me shpërthimin e luftës së ftohtë u ricikluan e u përdorën për të përmbysur regjimin komunist të Tiranës, që konsiderohej hallka më e dobët e sistemit komunist, sidomos pas prishjes me Jugosllavinë e Titos. Pikërisht, territori jugosllav u bë baza operacionale nga niseshin shumë nga këto banda. Greqia gjithashtu përbënte një bazë tjetër.

Në kushtet kur kryesisht në veri të vendit pati një përqendrim të madh bandash, regjimi i Tiranës vendosi të izolojë në kampin e Tepelenës familjet që i përkisnin, apo që dyshoheshin se i përkisnin anëtarëve të këtyre bandave dhe që mund të ktheheshin në baza mbështetëse për bandat në fjalë. Me dështimin e operacionit të fshehtë të koduar “Roll back”, Perëndimi hoqi dorë nga përpjekja për destabilizimin e regjimit të Tiranës me  aksione të armatosura, kampi i Tepelenës pushoi së funksionuari dhe familjet e izoluara aty u shpërndanë ose u dërguan në kampe e vende të tjera internimi.

-Ka shumë njerëz që kanë vuajtur në atë kohë në këto kampe dhe përmendja e tyre ngjallë ndjeshmëri negative ndërsa juve iu akuzojnë se kërkoni të zbusni egërsinë e diktaturës.  A ka një tentativë për të relativizuar krimet e asaj kohe?

– Përkundrazi, unë jam një person fort mirë i ndërgjegjshëm për krimet e kryera në vitet 1944-1990 nga regjimi komunist. Dhe për to kam folur, madje edhe në prononcimin tim të shkurtër të para pak ditëve. Ndaj, ndërsa i kuptoj një numër të madh qytetarësh me ndjeshmëri të kuptueshme, më neverisin një sërë reagimesh të egra e të paarsyeshme të disa personave publikë, të cilët riciklojnë, seleksionojnë e amplifikojnë mes tyre fraza të shkëputura nga prononcimi im.

Madje, më japin mua “të drejtën e autorit” për vlerësimet e bëra për çështjen në fjalë nga dokumentet e hollësishme të CIA apo shërbimet e tjera të huaja. Mbi bazë të këtyre të fundit, por edhe të njohjes personale, unë them se nuk është as Tepelena (siç mendon ndonjë ithtar post-fashist i ndarjes Veri-Jug) dhe as kampi i Tepelenës vendi i duhur ku duhej ngritur një memorial për viktimat e persekutimit komunist.

Unë mendoj se do t’i bënte shumë mirë ndërgjegjes e ndërgjegjësimit të qytetarëve, e sidomos brezave të rinj, që të restauroheshin e të bëheshin të vizitueshëm burgjet e errët të Burrelit e të Spaçit, simbolet e vërteta dhe ekstreme të persekutimit komunist, ku janë mbyllur për dekada, janë torturuar e kanë vdekur me qindra vetë, të burgosur  nga diktatura jo thjesht e vetëm për shkak të origjinës, por për shkak të bindjeve të tyre.

Shumë prej tyre kanë qenë edhe luftëtarë antifashistë të orëve të para. Kritikuesit e mi të pamëshirshëm duhet ta dinë, se për të qenë antikomunist nuk është e thënë të jesh fashist. Përkundrazi. Po ashtu, për të qenë nacionalist nuk është e thënë të bashkohesh me qenin e me të birin: me fashistët italianë, me nazistët gjermanë, me korofillakët grekë apo me titistët jugosllavë.

Po, po, me titistët jugosllavë. Sepse ata që në vitin 1939 iu bashkuan Duçes e në 1943 Hitlerit, siç thonin, “në emër të antikomunizmit” e ndërkohë stigmatizonin luftëtarët antifashistë si “klyshë të Titos”, në 1948, vitin e ndarjes shqiptaro-jugosllave vrapuan t’i bëjnë hosanara regjimit të Beogradit.

Madje shkuan deri aty, sa me letra të pështira, t’i luteshin Titos të rrëzonte armikun e tyre tashmë të përbashkët, regjimin e Hoxhës, e pastaj të vendoste ata në pushtet, pasi me një qeveri “nacionalistësh” të tillë, marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave do shkonin si në vaj. Kush dyshon për çka po them, le të lexojë “Dosja e UDB mbi emigracionin politik shqiptar, 1948-1953”, botuar në Prishtinë në vitin 2004. Do mësojë gjera shumë më të rënda nga këto që po them.

-A mund të krahasohet kampi i Tepelenës me kampet e përqendrimit të Nazistëve?

– Kampi i Tepelenës nuk ishte aspak një kamp pushimi, siç duan të thonë se qenkam shprehur unë. Nuk ka qenë as kamp pune, siç kanë qenë plot të tillë. Ka qenë një kamp izolimi apo internimi, ku u mbajtën për një periudhë të caktuar, 1949-1953, familje të personave të angazhuar në veprimtaritë e armatosura anti-regjim të sponsorizuara nga Jugosllavia e të mbështetura nga shërbimet e perëndimit.

Përtej tregimeve të  personave që kanë vuajtur në atë qendër internimi, apo përtej ekzagjerimeve banale, ku janë përfshirë edhe ideatorët e projektit të memorialit të Tepelenës, kampi i Tepelenës ishte një pasqyrë e dhunës dhe e mjerimit të një Shqipërie të përfshirë në një konflikt politik me aleatin e deridjeshëm, Jugosllavinë e Titos, dhe në konflikte të armatosura me bandat e desantuara nga jashtë dhe me Greqinë, që pikërisht në atë kohë bëri një test serioz për aneksimin me luftë të viseve tona jugore.

Në një kontest të përgjithshëm varfërie, sigurisht kushtet në kampin e Tepelenës ishin të rënda. Ushqimi ishte i pamjaftueshëm, kushtet e higjienës ishin mizerabël, kishte vdekshmëri, sidomos midis fëmijëve. Këtë e thotë edhe dokumenti i CIA-s që unë citoj. Por ky thotë gjithashtu, që ndaj të burgosurve nuk ushtrohej dhunë fizike dhe dënimi më i rëndë, që u jepej vetëm të internuarve me kombësi të huaj, ishte heqja e vaftit ushqimor. Ata që kishin të holla mund të shkonin në qytet për të blerë ushqime.

Veshja e të ndaluarve ishte e mjerë, dhe pohimin e dokumentit të CIA-s e konfirmoi edhe një raport i Drejtorisë së Kampeve i vitit 1951, i botuar dje nga z. Kastriot Dervishi, ku kritikohej komanda e kampit të Tepelenës që i kishte lënë të internuarit me veshje copë-copë. Kampi ruhej gjatë natës me 5 policë e gjatë ditës vetëm nga një polic. Ata që ishin në gjendje, dërgoheshin të punonin në shpatet e kodrave përreth, kryesisht në bërjen e lëndës drusore.

Sipas vlerësimit të CIA-s, nuk kishte tentativa për indoktrinim politik të banorëve të kampit, edhe pse çdo mëngjes atyre u lexohej gazeta. E pra, në këto kushte, ta paraqesësh kampin e Tepelenës si një shëmbëlltyrë të Auschëitz-it, është më së paku një tepri. Një tepri me kosto financiare, morale e politike.

-Zoti Xhufi ju jeni historian dhe keni një gjykim tuajin edhe për periudhën 1945-1991. Mendoni se mos dënimi i krimeve të asaj periudhe është një nga plagët e shoqërisë shqiptare?

– Si në çdo fushë tjetër, përfshirë edhe atë të ndërtimit të demokracisë, edhe për problemin e ballafaqimit tonë me të kaluarën komuniste u ndoqën rrugë të tërthorta, e nuk u morr shembulli i vendeve me problematikë të ngjashme.

U përdor një gjuhë e rëndë e bombastike, u organizuan gjyqe “demonstrative”, që përfunduan në farsë, por nuk u vendosën baza të shëndosha ligjore për të nxjerrë përgjegjësitë personale. U veprua sikurse sot, kur raste të rënda korrupsioni e krimi shtetëror kalojnë “pa lagur” me formulën magjike: “ishte vendim kolektiv”.

-A ka nevojë vendi për një ligj për de-komunistizimin si dhe hetimin dhe përndjekjen e krimeve, një proces që Shqipëria nuk e ka kryer?

-Shqipëria ka vërtet nevojë për një ligj dekomunistizimi. Por sigurisht, një ligj të tillë nuk mund e nuk duhet ta promovojnë mendjet e nxehta e irracionale të atyre që në kokë kanë ende ide fashiste. Dhe për fat të keq, persona të tillë janë përfshirë edhe në projektin kuturru të kampit të Tepelenës.

Intervistoi: Erion Habilaj dhe Xhevdet Shehu

Share This Article
16 Comments
  • Si mer nuk mesoj ajo shoqeri bastardesh ,te merret me problemet e dites ,me Shqiperine ,qe po fundoset cdo dite e me shume ,
    por kalojne kohen me ,tema qe i hedhin qellimishte ata qe Duan ti mbajne ,ne ishullin e idiotit ,tere jeten shqiptaret deri sa ti bejne pleh ,per te token .
    I hedh dikush nji kocke dhe vrapojne qent me vrape mbas saj .Eshte nji nder lojnat me te preferuara padron -qen !
    Vetem njerez qe s’dijne se cfar duhet te bejne cdo dite ,
    per ti ardhur ne ndihme situates tragjike ,ne te cilen eshte fundosur Shqiperia ,
    vrapojne mbas kockave te Tilla plastike .
    Si nuk u ben njiher njerez kta mor zot ,tere jeten duke prrallisur e duke bere qorroklliun ne jete .
    kUsh do jet tema qe do pasoj ,te okupoj muhabetcinjte shqiptare ? Gerrmoni ne bodrumet e idiotesise se mesiguri do gjeni ate qe kerkoni e kaloni ditet e javet .

    • Çfar domethene historian? Qe te beje plagjature dokumentash.

      Nje historian sllavo-komunist mercenar i cili tregon paaftesine e tij, sepse krahason “kavalishencat” komuniste shqiptare me kampet gjermane te perqendrimit, nderkohe qe duhej t’i krahasonte ato me “kavalishencat” sllavo-komuniste GULAG te BRSS.

      Kampet e “pushimit”, sipas ketij historiani mercenar, ishin shtepi pushimi sovjetike, kavalishenca.

      Si ka mundesi qe nje mercenar i sllavo-komunizmit te perdore per qellimet e tij nje dokument te imperializmit amerikan?

      I rilindi (ditet e pashkeve) ambasada ruse mercenaret dhe spiunet e saj.

  • Është vërtet e habitshme që shumë njerëz këto vitet e fundit hapin tema për të shkuarën e para nëntëdhjetës dhe nuk po shikojnë se këto po thuaj 30 vite ky vend po degjeneron në të gjitha drejtimet? A mos vallë duke sharë kohën 1944-1990 përfitojmë punë për njerëzit, siguri për njerëzit, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik për njerëzit? Gjatë viteve 1944-1990 nuk lamë gjë pa sharë vitet para 1944-trës, Zogun etj. Çfarë u fitua? Asgjë nuk fituam nga sharjet. Sot shajmë edhe ’44-90 -tënd por vazhdojmë të shajmë edhe para 44-treshja. Pra nga një sharje na dolën dy, çfarë fituam? Prap asgjë. Sot kemi shtuar sharjet edhe për këtë që jetojmë, por jo duke u përqëndruar tek ata që duhen sharë, por prrallisemi duke sharë njëra palë tjetrën. Pra tash kena tre sharje. Çfarë po fitojmë? Asgjë . Vetëm majmen ata që janë në krye dhe krijojnë sharjet që të marrin votat dhe ne të kënaqemi me sharjet e të shkuarës dhe ata (ofiqaret) të hanë të pinë dhe të shijojnë parajsën e kësaj bote. Përfundimisht : mjerë ky popull dhe pika u rëndë atyre që shajnë dhe atyre që nuk i kuptojnë që sharësve tu vënë hunë( hurin-hostenin). Mallkimi i popullit me siguri do të ngjisë.
    Drinzi Bardhi

  • KAMPI I ENVERIT NE TEPELENE NUK I GJANTE “AUSCHWITZ-IT” TE HITLERIT, POR “GULAGUT” TE STALINIT

    Ta krahasosh Auschwit-in e Hitlerit me FERRIN stalinist te Enverit ne Tepelene eshte me te vertet nje cinizem i papare tipik albanez qe kerkon te mbuloje MUTIN me KAKE,

    sepse:

    Ne Auschwitz apo Osviencim gjermanet i fusnin cifutet pleq dhe te dobet ne dhomat e gazit (nuk i digjnin si keqperdor historine Xhufi) duke i vrare per disa sekonda, nderkohe qe te tjeret i ushqenin se i duheshin per pune publike, prandaj edhe pati shume te mbijetuar qe i treguan me pas krimet e nazisteve para Gjykates nderkombetare ne Nyremberg te Gjermanise

    KU E KA PELLUMB XHUFI NYREMBERGUN SHQYPTAR QE TE BEJE KRAHASIMIN?

    prandaj:

    Pellumb Xhufi, ky xhelat dhe bashkepuntor ne krimet e Enverit duhet te mbylle gojen e qelbur te kriminelit te pandeshkuar dhe duhet te dije se eshte pjestar i familjes satanike Hoxha qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne Shqypni dhe nuk i takon atij te flase dhe te vleresoje kampet e perqendrimit ne Shqypni ku nuk te vrisnin ne dhomat e gazit, si ne Auschwitz-in e Hitlerit, por te linin te vdisje ngadala me mundime te paimagjinueshme nga torturat dhe gjymtimet duke t’i thyer nje nga nje kockat e trupit sic bene me babain tone o mashtruesi i paftyre Pellumb Xhufi qe te denofte Zoti per keto qe shkruan o MUT i Enverit dhe i familjes se tij, o GELBOQE cinike e Partise se Punes qe edhe morali qytetar te ka rene poshte brekeve derisa shkruan letyra te tilla ne gazeten DITA dhe qe nuk nuk ke asnje vend ne shoqerine intelektuale te Botes Demokratike.

    HE MO EDI RAMA KE KETE DINOSAUR TE ENVERIT DO TA FUSESH SHQYPNINE NE BE?

    • Adashi im, te kujtohet kur luanim bashke ne burg: Hapa dollapa kush eshte mbrapa, ptu ptu ptu nuk e quj.

    • Ike ore muuuut-muti, se nuk pret kush ti jape mend nje neofashist si ti ndyresire , qe mbete dite e nate para gazetave Dita e Tema , per te plotesuar misionin qe te ka ngarkuar UDB-ja ! E vetmja “pune” qe di te besh ti mi gjirizesh , eshte spiunazhi ne dem te atdheut (ne se je vertet shqiptar ) ! Na mallengjen me “hapa-dollapa” e sajuara e pislleqe qe improvizon cdo dite !

    • Ik ore i pjerdhur nga trute. Deshmia me e keqe, se Enver Hoxha na paska qene gabim me politiken e tij.

  • Te krahasosh kampin e shfarosjes se hebrenjve ne Auschwitz, me ato te Shqiperise gjete kohes se komunizmit, nuk eshte vetem gafe palloshesh dallkauke shqipfoles por eshte se pari nje ofendim per 6 milionet viktima te holocaust.
    Thene kete, Shqiperai ka nevoje per njerez me dinjitet, specialiste te formatit te pranueshem, qe trajtojne temat te tilla si ajo e dokumentave te sigurimit te shtetit.
    Me Kastriot Dervishe, mund te besh gjithcka por kurrsesi nje perpunim dhe analize historike historike.
    Eshte dallkaukeri dervishesh, menyra se si ky i paafte, trajton ceshtje te interesit kombetar, sikur te ishin breket e grisura te nje turkoshaku ordiner.
    Ka boll shqiptare, me fryme dhe kulture europiane, me shkollim te tille. Shpetoni Shqiperine nga Dervishet matrapaze.

    • Po te keshe fatin te rroshe ne mes te popullit te [ I . Topelineve ] do te
      degjoshe renkime te medhaja dhe qarje ,lot dhe qura,per te vraret ne
      France , Cifuteri,apo Gjermani. Per keta lloj Topelinesh kjo bote nuk do t ja
      dije se rron a eshte gjalle kjo krijese e shemtuar sakate,,, biles biles kjo bote i vjen peshtire nga te kujtuarit te historise se tyre nga kjo gje e shemtuar ,qe nuk gjykon per hallet e fshatit te tij,por kapercen kaqe larg sa
      na shkon mijra kilometra te qaje hallet e fshatit [ Auzhvis bythes ] ta them
      se me duhet nje mundim i madh te mesoj emrin e vertete te ketij fshati. Nuk e kam problem te them emrin e fshatit tim shqiptar,se me del nga zemra [ Frasheri, Kolonja, Peza, Valbona ,Kanina e te tjera ] i shkruaj pa gabime, dhe me lendon shpirti c fare padrejtesi ju eshte bene ketyre fshaterave te mi,kush i ka djegur ,kush i ka vjedhur dhe kush i ka vrare ?
      Lexo o Topelini,,, lere te germoje Dervishi dhe te thote te verteten dhe shkerdheje prakun e portes atij qe kampet e vuajtjeve te ketij populli i kraheson me te Gjermaneve,qe ne nuk na hine ne pune,,, qe as ky ish popull barbar gjerman nuk i ka qare syri per te vdekurit tane,,,, dhe as ky
      populli Cifut nuk do tia dije per ti dhe fshatin tend te djegur,,,, se po te shikoshe mijra filma dhe te lexoshe mijra faqe te tyre ,nuk e shikon emrin
      Topelini ne ekran apo ne faqe te shkruara ! Nuke kane nevoje njerezija e
      zgjuar per tellalle hajvaner,qe ju vritet per dite vellai i tyre dhe ata nuk dalin
      ta mbrojne me shpirt dhe zemer.por zvariten si zagare,per hallet e njeriut te larget,qe as e di dhe as te di.

      • Te ka vrare Enveri si kelysh o Tartuf,

        ndaj nuk ke prapapanice sot, te dalesh me emer dhe mbiemer. Vetequhesh TARTUF. Nese ke vuajtur vertet dhe je viktime e se kaluares, dil me identitetin tend o i uruar. Thuaju shqiptareve, cfare te kane bere at qe ta paskan bere.
        Keshtu si flisni dhe reagoni ju TARTUFET, me gjuhen e qenve te zberthyer nga zinxhiret, jo vetem qe nuk kini pse prisni kuptim prej shqiptareve ne Shqiperi, por ata pyesin vetveten,,,,,,cfare supe te prishur ka gelltitur TARTUFI, qe nuk ia mban prapanica te dale si burre ne mejdan, por fshihet si baxhelle pas TARTUFIT?

        • Topelin,ja qe e vendose vete ,qe je nje TOPELINE !
          Mua dilberi dhe shokeve te mi na ka rrojtur topet,,, ata qe denoheshin
          o bajga e veriut pa vlere,nuk i perdhunonin dot,por i lidhnin,qene te tjere
          ata qe shtroheshin per thurje. Topelinet nuk i kuptojne keto gjera.
          Te rroshe ne mes te popullit te Topelineve te vendosen mbi kuriz te
          gjitha gjelbesirat qe nuk i ke,,, ne jo se trembemi,por shmangim gjirizin
          qe mund te na vendosin,ju qelbesiret qe na thone te leruar nga zinxhiri
          qe nuk kemi qene kurre te lidhur ne zinxhir,por luftuam kunder zinxhireve qe ju kishin lidhur.. Topelin komento per ato qe te thashe me
          larte dhe mos u freno te me vendosesh nofka vendos sa te duash,kjo
          eshte beteja e te mencureve te dalim deri ne fund.

  • Ik ore i pjerdhur nga trute. Deshmia me e keqe, se Enver Hoxha na paska qene gabim me politiken e tij.

  • TE PERMDJEKURIT POLITIKE????????? DHE POLITIKA ABSURDE!!!!!!!!!!! Demshperblimet e deri tanishme per te perndjekurit politike jane kryer ne kundershtim me te gjitha praktikat juridike kushtetuese kombetare dhe nderkombetare me perfshirjen kriminale te parlamentit shqipetar. Ne çfare vendi te botes jepet vendim kolektiv per pafajsi. Cdo denim ka patur argumentat e veta nga nje trupe gjykuese,dhe ne se ai ka qene politik, duhej detyrimishte te jepej arsyetim nga nje trupe gjykuese jo politike ku te perfitonin te drejtat si te burgosur apo te internuar politike dhe te demshperbleheshin bile menjehere. Ndersa nje amnisti “mullar” ka krijuar probleme shume te medha per te burgosurit e vertete politike te mbushur me matrapaze,hajdute,imorale, te cilet kane qene me te shkathet ne pervetesimin e fondeve se te denuarit e vertete politike duke i u krijuar ketyre te fundit veshtiresi ne kestet pagesave, si dhe nje nje barre te rende per shqipetaret e pafajshem. Cdo veprim eshte bere politik ne kurriz te te perndjekurve politike dhe te popullit nga kasta kriminale politike shqipetare.

  • KU E GJEN KURAJON PELLUMB XHUFI TE TALLET ME VIKTIMAT E ENVERIT?

    Cdo teme apo debat historik eshte normale te kete shume kendveshtrime ne varesi te pozites shoqerore apo te kultures dhe edukimit familjar qe ka cdo debatues dhe askush nuk ka te drejten e pervehtesismit te VERTETES historike.

    Por kur fjala eshte per ceshtjen e viktimave te komunizmit dhe te Enverit ne Shqypni debati nuk mund te hyje ne kalendrat e interpretimeve historike nga kendveshtrime te ndryshme sepse kjo teme eshte trajtuar ne menyre te vecante nga ke, nga DASH, nga BE dhe KE si edhe nga gjithe Bota Demokratike dhe eshte mbyllur perfundimisht me cilesimin e krimeve te komunizmit si:

    KRIME KUNDER NJEREZIMIT.

    Ky cilesim nuk i jep te drejten askujt ne Bote aq me shume historianeve profesionise te cilesojne Kampet e Perqendrimit komunist si Kampe te Punes, apo si Kampe me regjim te lehte “riedukimi” dhe Kampe me regjim te rende per te burgosur politike, sic po tenton Pellumb Xhufi duke paraqitur edhe dokumenta te paverteta te CIA-s ne gazeten DITA me nje cinizem te papare deri tani ne nje vend qe aspiron te behet pjese e BE-se aq me shume se ky rufjan historie eshte ne konflikt interesi me viktimat e komunizmit, sepse eshte antar i familjes sadiste dhe vrastare Hoxha me krushqi nga Bahri Omari i cili nga ana e tij ishte edhe Kryefashist edhe Kryeballist, por qe strehoi ne vilen e vet gjate gjithe Luftes edhe Enverin edhe Nexhmijen.

    atehere:

    NGA BURON GUXIMI I PELLUMB XHUFIT TE TALLET ME VIKTIMAT E ENVERIT QE NUK KA KOMPJUTER T’I NUMEROJE?

    Une per vete jam i mendimit se ky guxim nuk vjen nga fanatiket dallkauke qe dalin me komente halabakesh ne gazeten DITA sepse te kesh guxim te shkruash sot se viktimat e komunizmit e kane merituar nje fat te tille se kane qene ARMIQ kjo mund krahasohet me marrine intelektuale, prandaj edhe Xhufi ka zgjedhur nje rruge tjeter me te sterholluar per t’u lecitur, ja cfare tregon ne studiues:

    Nga Ergys Mertiri:

    “Historiani Pëllumb Xhufi ka komentuar se kampi i përqendrimit i Tepelenës nuk paska qenë i keq dhe qenka indinjuar kur e krahasojnë atë me Aushvicin! Xhufi thotë se nuk kanë qenë 300 fëmijë të vdekur nga uria dhe te groposur aty dhe se kushtet e jetesës nuk kanë qenë të këqija. Paska pasur godina prej tulle e ndërtesa solide dhe se është qesharake të pretendohet se ai ka qenë një kamp shfarosjeje.

    Në fakt, sa për ironi, edhe Aushvici i Hitlerit ka qene me godina prej tulle dhe ndërtesa shumë solide është ndërtuar. Madje organizimin e kishin shumë herë më të mirë!

    Përtej dokumenteve të përzgjedhura dhe interpretuara sipas interesave politike të historianëve që u ka mbetur ora ndër thinja, Xhufi duhet t’iu hedhë një sy dëshmive rrënqethëse të atyre që kanë jetuar në atë kamp. Duhet të vendoset njëherë nën lëkurën e atyre prindërve që iu ka vdekur fëmija në duar nga uria, sepse xhelatët roja i linin pa bukë, nën lëkurën e atyre prindërve që rojat ua lidhën fëmijën në shtyllë duke e lënë ashtu të varur deri në mëngjes, sepse nuk kish respektuar siç duhet disiplinën e kampit, duhet ta mendojë të paktën për një cast të vetëm se ç’kanë ndjerë ata prindër që, pasi iu vdiq fëmija nga uria, nuk kishin as një arkivol për ta varrosur, dhe për këtë pranuan “dhuratën” e një bashkëvuajtësi, që i ofroi djepin e fëmijës së vet.

    Por për të pasur vesh për të dëgjuar të gjitha këto, duhet të kesh një ndjeshmëri njerëzore minimale, të painfektuar me përrallat propagandistike të Enver Hoxhës, që vetë këta historianë i kanë krijuar, e duke i ripërsëritur pa fund, arritën t’i besojnë edhe vetë. Por mesa duket ata nuk e kanë këtë ndjeshmëri. Ndjeshmëria e tyre mbaron tek shqetësimi se viktimat e atij regjimi po e ekzagjerojnë me kujtimet e tyre të tmerrshme dhe po na e paraqesin diktaturën më të egër se ç’ka qenë në të vërtetë.

    Në fakt, vetingu në këtë vend duhet të kish filluar nga njerëzit e shkencës dhe kulturës. Është e cinike dhe e turpshme që sot historinë e këtij vendi të vazhdojnë ta bëjnë ata që e shkruan dhe deformuan për 50 dhe sot bëjnë apologjinë e krimit pa kurrfarë droje. Si të privilegjuar në atë kohë, fati i tyre është i lidhur me atë regjim, ndaj dhe ata nuk kanë asnjë shanc të reflektojnë e të pohojnë të vërtetën. Duke mbrojtur të kaluarën e errët të këtij vendi, ata janë duke mbrojtur të kaluarën e tyre.”

    atehere:

    NGA BURON GUXIMI I PELLUMB XHUFIT TE BEHET KAQ CINIK ME VIKTIMAT E ENVERIT?

    Mendoj se pergjigjen e intelektualit gazeta DITA duhet ta gjeje tek Kryeministri Yne Karagjoz Edi Rama qe po kerkon te ktheje Kohen e Qepes te Partise se Punes dhe qe po kercenon BE me Putinin per ta pranuar me pahir ne gjirin e popujve demokratike dhe antikomuniste.

  • KU E GJEN KURAJON PELLUMB XHUFI TE TALLET ME VIKTIMAT E ENVERIT?

    Cdo teme apo debat historik eshte normale te kete shume kendveshtrime ne varesi te pozites shoqerore apo te kultures dhe edukimit familjar qe ka cdo debatues dhe askush nuk ka te drejten e pervehtesismit te VERTETES historike.

    Por kur fjala eshte per ceshtjen e viktimave te komunizmit dhe te Enverit ne Shqypni debati nuk mund te hyje ne kalendrat e interpretimeve historike nga kendveshtrime te ndryshme sepse kjo teme eshte trajtuar ne menyre te vecante nga DASH, nga BE dhe KE si edhe nga gjithe Bota Demokratike dhe eshte mbyllur perfundimisht me cilesimin e krimeve te komunizmit si:

    KRIME KUNDER NJEREZIMIT.

    Ky cilesim nuk i jep te drejten askujt ne Bote aq me shume historianeve profesionise te cilesojne Kampet e Perqendrimit komunist si Kampe te Punes, apo si Kampe me regjim te lehte “riedukimi” dhe Kampe me regjim te rende per te burgosur politike, sic po tenton Pellumb Xhufi duke paraqitur edhe dokumenta te paverteta te CIA-s ne gazeten DITA me nje cinizem te papare deri tani ne nje vend qe aspiron te behet pjese e BE-se aq me shume se ky rufjan historie eshte ne konflikt interesi me viktimat e komunizmit, sepse eshte antar i familjes sadiste dhe vrastare Hoxha me krushqi nga Bahri Omari i cili nga ana e tij ishte edhe Kryefashist edhe Kryeballist, por qe strehoi ne vilen e vet gjate gjithe Luftes edhe Enverin edhe Nexhmijen.

    atehere:

    NGA BURON GUXIMI I PELLUMB XHUFIT TE TALLET ME VIKTIMAT E ENVERIT QE NUK KA KOMPJUTER T’I NUMEROJE?

    Une per vete jam i mendimit se ky guxim nuk vjen nga fanatiket dallkauke qe dalin me komente halabakesh ne gazeten DITA sepse te kesh guxim te shkruash sot se viktimat e komunizmit e kane merituar nje fat te tille se kane qene ARMIQ kjo mund krahasohet me marrine intelektuale, prandaj edhe Xhufi ka zgjedhur nje rruge tjeter me te sterholluar per t’u lecitur, ja cfare tregon ne studiues:

    Nga Ergys Mertiri:

    “Historiani Pëllumb Xhufi ka komentuar se kampi i përqendrimit i Tepelenës nuk paska qenë i keq dhe qenka indinjuar kur e krahasojnë atë me Aushvicin! Xhufi thotë se nuk kanë qenë 300 fëmijë të vdekur nga uria dhe te groposur aty dhe se kushtet e jetesës nuk kanë qenë të këqija. Paska pasur godina prej tulle e ndërtesa solide dhe se është qesharake të pretendohet se ai ka qenë një kamp shfarosjeje.

    Në fakt, sa për ironi, edhe Aushvici i Hitlerit ka qene me godina prej tulle dhe ndërtesa shumë solide është ndërtuar. Madje organizimin e kishin shumë herë më të mirë!

    Përtej dokumenteve të përzgjedhura dhe interpretuara sipas interesave politike të historianëve që u ka mbetur ora ndër thinja, Xhufi duhet t’iu hedhë një sy dëshmive rrënqethëse të atyre që kanë jetuar në atë kamp. Duhet të vendoset njëherë nën lëkurën e atyre prindërve që iu ka vdekur fëmija në duar nga uria, sepse xhelatët roja i linin pa bukë, nën lëkurën e atyre prindërve që rojat ua lidhën fëmijën në shtyllë duke e lënë ashtu të varur deri në mëngjes, sepse nuk kish respektuar siç duhet disiplinën e kampit, duhet ta mendojë të paktën për një cast të vetëm se ç’kanë ndjerë ata prindër që, pasi iu vdiq fëmija nga uria, nuk kishin as një arkivol për ta varrosur, dhe për këtë pranuan “dhuratën” e një bashkëvuajtësi, që i ofroi djepin e fëmijës së vet.

    Por për të pasur vesh për të dëgjuar të gjitha këto, duhet të kesh një ndjeshmëri njerëzore minimale, të painfektuar me përrallat propagandistike të Enver Hoxhës, që vetë këta historianë i kanë krijuar, e duke i ripërsëritur pa fund, arritën t’i besojnë edhe vetë. Por mesa duket ata nuk e kanë këtë ndjeshmëri. Ndjeshmëria e tyre mbaron tek shqetësimi se viktimat e atij regjimi po e ekzagjerojnë me kujtimet e tyre të tmerrshme dhe po na e paraqesin diktaturën më të egër se ç’ka qenë në të vërtetë.

    Në fakt, vetingu në këtë vend duhet të kish filluar nga njerëzit e shkencës dhe kulturës. Është e cinike dhe e turpshme që sot historinë e këtij vendi të vazhdojnë ta bëjnë ata që e shkruan dhe deformuan për 50 dhe sot bëjnë apologjinë e krimit pa kurrfarë droje. Si të privilegjuar në atë kohë, fati i tyre është i lidhur me atë regjim, ndaj dhe ata nuk kanë asnjë shanc të reflektojnë e të pohojnë të vërtetën. Duke mbrojtur të kaluarën e errët të këtij vendi, ata janë duke mbrojtur të kaluarën e tyre.”

    atehere:

    NGA BURON GUXIMI I PELLUMB XHUFIT TE BEHET KAQ CINIK ME VIKTIMAT E ENVERIT?

    Mendoj se pergjigjen e intelektualit gazeta DITA duhet ta gjeje tek Kryeministri Yne Karagjoz Edi Rama qe po kerkon te ktheje Kohen e Qepes te Partise se Punes dhe qe po kercenon BE me Putinin per ta pranuar me pahir ne gjirin e popujve demokratike dhe antikomuniste.

  • Xhevdet,pse more burre,paske mbetur ti,qe te mesoke rreth kampit te Tepelenes,nga Pellumbi .Ate tjetrin Erionin,nuk e njoh,mos eshte gje nga fisi i Habilajve te Saimirit?Nese eshte,ai mund te na informoje me gjeresisht rreth aktivitetit te tyre,nese jo,le te pyes ndonje fakir fukara,qe ka patur fatin e keq,te tijn,apo te familjes,apo edhe te farefisit dhe jo Pellumbin,se pervec te tjerave,mosha qe ka nuk i ka dhene mundesine ta njohe vete,por nuk ka pyetur as ndonje fatkeqet.Por ti Xhevdet,je ne nje moshe qe e njeh shume mire,nder te tjeret kampe,edhe ate te Tepelenes.Bile edhe experienca e aktivitetit tend jetesor,por edhe profesional,te ka dhene mundesine,qe ti,tja shpjegosh Pellumbit,e jo te kerkosh prej tij,te te shpjegoi ato qe vete Pellumbi,i ka ndegjuar nga i ati,e ema dhe rrethi i tij familiar,qe merreshin direkt me ato pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *