Basha: Të pezullohet tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit

Ornela

Basha tha se ky ishte zëri i revoltës ndaj përbuzjes së popullit dhe zhvatjes së tij nëpërmjet taksave, për t’u pasuruar qeveritarët.

Edi Rama vuri një nga tarifat më të larta në Europë, për kalimin e Rrugës së Kombit. Ai e vendosi këtë tarifë me dhunë, me dhunën e kartonëve në parlament, me dhunën e policisë dhe me dhunën e të gjithë shtetit, për të mbushur xhepat e tij dhe të oligarkëve të tij. Protesta e sotme ishte një revoltë popullore ndaj padrejtësive dhe vjedhjes së qytetarëve. Ky është populli që Rama përçmon dhe kjo është revolta që Rama thotë se nuk ekziston. Ky është populli që Rama tha të enjten se nuk ngrihet dhe nuk proteston. Qytetarët sot i thanë ‘Ndal!’ Edi Ramës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar, i kërkoj Edi Ramës:

– Të pezullojë menjëherë tarifën për kalimin në rrugën e Kombit.

– Të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare ndaj protestuesve të sotëm”, tha Basha në deklaratën e tij.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • I lumte dora dhe mendja atij , qe mori nismen , per te bere me pagese kalimin e autostradave . Mendoj se duhet bere dhe per hyrjen dhe daljen ne Tirane . Ta leme faktorin ekonomik . Eshte e vetmja menyre , qe mund te kufizoi deri diku fluksin e cmendur te veturave , qe te marrin frymen ne Shqiperi , por vecanerisht ne Tirane . Per fryme te popullsise , ke pershtypjen , qe Shqiperia ka shume makina . Femije , qe vozitin makina . Pleq , me gjymtyre , qe u dridhen. Femijte vene ne shkolle me makina , psonisin me makina , ne kafe me makina .
    Keto lloj pagasesh besoj deri diku do te kufizojne kete trafik , qe eshte kunder kembesoreve . Automobilizmi eshte bere si tifozeria e fotbollit . Konkurojne njera tjetren. Natyrisht pasaniket nuk do ta ndalin qarkullimin parasitar , por dihet se ata jane pakica e popullsise dhe gjithsesi policía mund te merret me mire me disiplinimin trafikut . Fluksi i levizjes se automjeteve ne Tirane eshte me i dendur se ne Amerike . Shqiperia duhet te jete shume me aerobike se sa eshte . Zgalem

  • O Basha po perse kerkon ta heqesh taksen. Po ne se je dakoret qe te hiqet Taksa perse nuk i kthen populli ti 250 milion Evro qe ja vodhe rruges se Kombit.?
    Hajde hidh ktheja leket popullit , lekte ti kethej edhe Iliri, edhe Saliu athere keni te drejten e protesetes.
    Ju jeni hajdute vete dhe kerkoni te hiqeni taksat kjo eshte e pa drejte dhe e papranueshme.!

  • Aliu nga Selenica, ndoshta e ka kuptuar dhe kerkon me te vertete ta ktheje shumen e vjedhur! Do ishte vertete nje lajm i mire! Te presim..pak…

  • Do kisha deshruar qe zotni Kastrati te largoj nga puna te gjithe antaret e simpatizantet e PD. qe do ishin 1000-2000 militant te PD e pra do ngeleshin pa buke afersisht 50000 fryme.Sepse kjo demonstrate e dhuneshme eshte jo kunder Qeveris por kunder njeriut qe kerkon ta vazhdoj ta ndertoj deri ne fund rrugen e kombit e ta mirembaj ate,naryrisht kundrej pagesave te arsyeshme ku fitimi sillet5-10% te investimeve.Prandaj qeveria duhet ta mbeshtese zotin Kastrati e damtuesit ta damshperblejne ate,e neqoftese nuk munden ta cdamtojne,tu behet konfiskimi pasuris.Ky eshte rregulli numer 1 I demokracis.Kush damton paguan demin,kush shkel ligjin del para gjykates.Partit politike skan pse perzihen ne kte mesele,por duhet te perkrahin cdo biznesmen qe perpiqet te hap vende te reja pune.Ato lek qe do paguhen per kalimin ne rrugen e kombit nuk I merr qeveria,por firma Kastrati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *