Shumë britanikë të rinj duket se kanë përfituar për t’u harbuar në ditët e pushimit të ardhura nga festa e Pashkëve.
Nuk kanë qenë të paktë femrat dhe meshkujt që kanë dalë për të festuar në Birmingham, Manchester dhe Newcastle.
Fotot e publikuara nga Daily Mail tregojnë femra të cilat duken se kanë sfiduar temperaturat e ulëta me veshjet e tyre ekstravagante, ndërkohë që shumë persona të tjerë në efektin e alkoolit dhe të substancave të tjera janë shtrirë në rrugë.
Edhe prania e policëve britanikë nuk ka munguar nëpër rrugët e populluara nga të rinjtë, në mënyrë që të shmangej çdo incident i mundshëm.



s.a/dita
