Debutimi alla Zlatan! Ibrahimovic vendos derbin në MLS me dy gola (VIDEO)

DITA Online

 

Zlatan Ibrahimoviç nuk mund të kishte një debutim më të bukur në Ligën amerikane të Futbollit (MLS), pasi vendosi derbin e Los Angelesit në favor të skuadrës së tij dhe meritoi ovacionet e kundërshtarëve.

LA Galaxy mori një fitore të jashtëzakonshme, edhe për meritë të përforcimit më të ri, që tregoi sidomos me njërin prej golave se nuk ka zbarkuar në SHBA vetëm për turizëm dhe për milionat.

Zlatan Ibrahimoviç u fut në fushë në minutën e 71-të, në vendin e Lletget, ndërsa pak çaste më vonë Pontius firmosi golin që çoi ndeshjen në 2-3.

Por suedezi nuk mund të kënaqej me kaq. Ish-sulmuesi i Manchester United e shënjoi debutimin me një të djathtë fluturuese nga 35 metra, që barazoi rezultatin.

Pikërisht kur mendohej se barazimi do të ishte edhe rezultati përfundimtar i derbit në qytetin e “engjëjve”, Ibrahimoviç shënoi me kokë brenda zonës, një gol që vleu suksesin e paparashikuar dhe kompletoi përmbysjen nga 0-3 në 4-3.

Goli i parë i suedezit ishte një magji nga 40 metra distancë, ndërsa në minutën e fundit realizoi edhe golin e fitores. “Tifozët dolin që unë të hyja në fushë dhe unë besoj se i kënaqa me paraqitjen time”, tha Ibrahimovic.

https://www.youtube.com/watch?v=JwFgnGqMTws

Duke folur për golin e parë, një magji e suedezit nga 40 metra distancë, Ibrahimovic shprehet: “Pashë portierin që ishte larg nga porta e tij dhe gjuajta. Po mendoja të kurseja pak energji, pasi nuk e dija se sa fuqi do të kishin këmbët e mia edhe pse adrenalina ishte e lartë, ndaj nuk doja të zhgënjeja. Duhej të shënoja me çdo kusht në këtë ndeshje, për të kënaqur fansat”, deklaroi sulmuesi suedez.

Dy golat e realizuar me fanellën e LA Galaxy konfirmojnë tendencën e suedezit për të realizuar gjithnjë në debutimin e tij me një ekip të ri. “Zakonisht kjo gjë ka ndodhur sa herë që kam luajtur me një ekip të ri, ndaj nuk doja të zhgënjeja këtë herë”, tha suedezi, që në lidhje me formën e tij fizike shtoi: “Ndihem mirë edhe pse kam luajtur pak. Pas një goli të tillë nuk kam përse të qahem”.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *